Mziu ua përplas në fytyrë Bashës dhe Çollakut: Të gjithë demokratët në Mat kanë ikur te “Foltorja”

Mbledhja e djeshme e Kryesisë së Lulzim Bashës është shoqëruar me debate. Deputeti Basha është përpjekur të paraqesë një realtet tjetër, komplet të rremë të situatës në PD.

Por jo të gjithë besnikët kanë qenë në një mendje me të.

Xhelal Mziu, drejtues politik në Qarkun e Dibrës dhe njëkohësisht anëtar i Kryesisë së Bashës, ka replikuar ashpër.

Ai i është drejtuar deputetëve Lulzim Basha dhe Kreshnik Çollaku se dega e PD në Mat është shkrirë, pasi sot numëron 1300 anëtarë më pak në PD.

Mziu thotë se, struktura dhe anëtarësia e PD-së në Mat i janë bashkuar ‘Foltores’ së liderit historik Sali Berisha.

Xhelal Mziu: Po çfarë janë këto që thua, mor burrë? Na kanë mbrojtur me gjak e me jetë. Ku ishte nevoja?! Ku pati gjak e rrezik për jetë? Ndërkohë ti thua se i ke degët e konsoliduara, ndërkohë që Mati yt ka 1300 anëtarë më pak. Të kanë ikur të gjithë te Foltorja, si i ke në rregull? Prandaj thashë se duhet një analizë qoftë e zgjedhjeve, por qoftë edhe për situatën pas 7 shtatorit.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.