“Ndihmoi Habilajt në trafikun e drogës”, zbardhet vendimi i Gjykatës për dënimin e Tahirit

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot me 3 vite 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke lënë në fuqi vendimin e vitit 2019. Më pas, Tahiri është dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës për t’u shoqëruar për në burgun 313 ku do të vuajë edhe dënimin. Ndërkaq, më herët gjykata në vendimin e saj shpjegoi të gjitha shkeljet e ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri.

Sipas argumentimit të gjykatës së Apelit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tahiri ka përfituar nga veprimtaria kriminale e vëllezërve Habilaj si dhe duke i favorizuar ata në trafikimin e drogës drejt Italisë.

“Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga z. Moisi dhe Artan Habialaj shërbimet dhe përfitimet e padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit”, thuhet në vendim.

Vendimi i zbardhur:

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi lënien në fuqi të vendimit numër 60, 19. 09, 2019 të gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda me ndryshimin si më poshtë: moszbatimin nenit 50 për të pandehurin z. Saimir Tahiri, vuajtja me burgim për të pandehurin Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi. Shpenzimet gjyqësore për gjykimin në Apel sikurse janë bërë. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar. U shpall sot në Tiranë në 4, 02. 2022. Në mënyrë të përmbledhur gjykata parashtron këto argumente:

1-Konkluzione mbi të pandehurin Saimir Tahiri, gjykata konkludoi se në ngarkim të Saimir Tahirit rezultojnë të provuara këto fakte; lidhja e qëndrueshme në kohë dhe e dokumentuar me prova me të pandehurin në procedim të lidhur me Moisi Habialjan dhe me shtetasin Artan Habilaj.

2- Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm që janë të njohura në komunitetin e funksionarëve shtetërore dhe vendorë dhe nivel qendror kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe të shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë dhe me vështirësi shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale,

3- Shoqëruar edhe në një periudhë me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të  një numri të lartë të punonjësve të policisë së shtetit dhe agjencive ligjzbatuese,

4- Shoqëruar në të njëjtën kohë me vazhdimësinë dhe ushtrimin e suksesshëm të aktivitetit kriminal dhe trafikim të narkotikëve ndaj pandehurit në procedim lidhur me z. Moisi Habilaj etj., në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari.

5- Gjykata ka konstatuar dhe mban në vëmendje shkallën e lartë të përhapjes së aktiviteteve të paligjshme mbështetëse, furnizuese me lëndë të parë të trafikimit të narkotikëve gjë që vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimeve të autoriteteve shtetërore dhe pasojës kriminale të ardhur.

6-Gjykata ka konkluduar se nuk janë marrë masat e duhura për të vendosur në eficiencë të plotë strukturën më të lartë drejtuese të drejtorisë së policisë vendore Vlorë për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale të evidentuara në kundërshtim me ligjin.

7- Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga z. Moisi dhe Artan Habialaj shërbimet dhe përfitimet e padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

8-Për rrjedhojë z. Saimir Tahiri ka konsumuar elementët e veprës penale, të shpërdorim të detyrës i parashikuar nga neni 248 nga Kodi Penal.

Lidhur me masën e dënimit për pandehurin z. Saimir Tahiri, gjykata ka konkluduar se zbatimit i nenit 59 I Kodit penal është i pa bazuar në lig dhe prova në çështjen konkrete  duke pasur parasysh, pozitën dhe funksionin kushtetuese e ligjor  të të pandehurit z. Saimir Tahiri përgjatë kohës së kryerjes së veprës penale, për masën e cenimit të interesave shtetërorë si pasojë e veprës penale, shtrirje në kohë dhe në hapësirë të veprës penale dhe pasojave të saj, rrezikshmërinë e të pandehurit dhe të veprës.

Konkluzionet për të pandehurin Jaeld Çela, ish-shef i policisë së Vlorës:

Gjykata konkludoi se në ngarkim të të pandehurit Jaeld Çela rezultojnë të provuara këto fakte:

  1. Është ekzekutuar episodi i trafikimit të lëndës narkotike prej 880 kilogramë kanabis sativa në peshkarexhën Fatima në datën 5 dhe 6 maj 2015 ku ka pasur një përfshirje të lartë të punonjësve të policisë vendore dhe funksionarëve shtetërorë të cilët kanë bashkëpunuar me të pandehurin në procedim të lidhur ku këta të fundit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me këtë veprimtari.
  2. Është evidentuar një shkallë mjaft e lartë e kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa në territorin e policisë së Vlorës, aktivitete këto të paligjshme, furnizuese të drejtpërdrejta të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.
  3. Gjykata konstaton se këto fakte janë shoqëruar në të njëjtën periudhë në mbajtjen e lidhjeve nga i pandehuri nga personat e përfshirë nga këto veprimtari si edhe mosmarrjen e masave të duhura për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale në kundërshtim me ligjin.
  4. Gjykata konkludoi se i pandehuri Jaeld Çela ka konsumuar elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës sipas nenit 248 të Kodit Penal.
  5. Lidhur me llojin e masës së dënimit të të pandehurit Jaeld Çela gjykata e Apelit e konsideron si të bazuar në ligj dhe në prova dënimin e individualizuar nga gjykata e shkallës së parë. argumentet më të detajuara do të jepen brenda afatit ligjor.

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron PD me kryetar Sali Berishën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit …

Leave a Reply