Dy fjalë Gjekmarkajt dhe gjekmarkajve që kanë uzurpuar PD

Rexhep POLISI

Po dëgjoja mbrëmë deputetin Agron Gjekmarkaj në emisionin “Zonë e Lirë”,  ku ndër të tjera u shpreh: “Sali Berisha le të krijojë Parti të re”…

Të them të drejtën ndjeva keqardhje për këtë njeri, i cili pa asnjë kontribut në PD, pa qënë anëtar i kësaj Partie, jo vetëm që u bë deputet me votat e demokratëve, por u emërua nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit, merr guximin t’i kërkojë themeluesit të PD që të krijojë parti të re!

Sali Berisha është Lideri Historik i PD, por mbi të gjitha është Burrë Shteti! Dhe këtë nuk e them unë, por e thotë vepra dhe kontributi i tij i paçmuar gjatë drejtimit të Shtetit dhe qeverive demokratike. E kanë thënë dhe e thonë mjaft personalitete Botërore, por një fakt i tillë nuk i bën përshtypje Gjekmarkajt dhe gjekmarkajve të tjerë që kanë uzurpuar PD për të mbrojtur pasuritë e tyre dhe bizneset me pazaret e qeverisë së Ramës.

Gjekmarrkaj u shpreh gjithashtu në emisionin “Zonë e Lirë” se kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kryetar të 6 bashkive në zgjedhjet e 6 marsit “nuk janë demokratë, por janë njerëz të Ilirit”, e kishte fjalën për Ilir Metën. Në fakt, në këtë rast Gjekmarkaj ka një farë të drejte sepse ai nuk i njeh demokratët dhe nuk ka se si t’i njohë kur në PD është futur para 6 muajsh, por të thuash që nuk e njoh Bardh Spahinë, kjo është çmenduri!

Bardh Spahia është një njeri dhe personalitet i njohur jo vetëm nga demokratët për kontributin e tij në PD, por gëzon respekt nga të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe më gjerë. Bardh Spahia është gjendur kurdoherë pranë njerëzve, i ka ndihumar ata dhe u është gjendur pranë në ditë të mira dhe në ditë të vështira.

Falë kontributit të tij dhe punës së vyer me njerëzit gjatë kohës që ka qënë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Bardh Spahia do të shpërblehet nga qytetarët shkodranë duke e votuar më 6 mars për kryetar Bashkie. Dhe jo vetëm Spahia, por edhe 5 kandidatët e tjerë të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” do të votohen sepse janë votuar nga demokratët në Primare për të kandiduar për të drejtuar bashkitë përkatëse.

Gjekmarkaj dhe gjekmarkajt nuk i njohin demokratët sepse këto kohë ata janë të zënë me punë të “rëndësishme” duke bërë roje në godinën e PD për ta ruajtur Selinë nga demokratët, por besoj se pas 6 marsit do të kthjellohen dhe do ta shohin realitetin në sy!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply