Shqipëria lëngon nga politikat antikombëtare të sektit Rama!

Reagim i FRPD Vlorë

Për 8 vite, nga dështimi në dështim, nga rrënimi në rrënim, ekonomia shqiptare është në një efekt të frikshëm të të dalit jashtë çdo ekuilibri që përcakton sistemi i lirisë së tregut.

Nën nje efekt të frikshëm, për 8 vite ekonomia shqiptare është kryqëzuar duke njohur indekset më të ulëta botërore negative, duke e shndërruar ekonominë shqiptare në një ndër ekonomitë më të pazhvilluara në raport me vendet e tjera të rajonit, në raport me vendet e Bashkimit Europian dhe akoma më keq radhitemi si një ekonomi e pazhvilluar në raport global, duke u radhitur krahas vendeve të “botës së tretë”.

Ekonomia e shqiptarëve për 8 vite lëngon nga rritja e pamendtë e çmimeve, taksimet e larta stratosferike, mungesa e subvencionimit, mungesa e mbrojtjes së konsumatorit dhe biznesit, mungesa totale e investimeve që frymojnë ekonominë, mosekzistenca e konkurrencës së lirë, duke i kthyer këto në shkaktarët kryesorë të katandisjes së ekonomisë shqiptare në ndër ekonomitë më mjerane në rajon, në Europë dhe në botë.

Këmbana alarmi janë indekset që nxjerrin agjensitë prestigjoze të studimeve ekonomike, por nga qeveria këto indekse përkthehen propagandikisht me lloj-soj argumentesh që i jep lideri global i vizatimit.

Çmimet e larta, rritja e tyre disa herë, pagat e ulëta, qëndrimi i tyre në vend-numëro, është këmbana e realitetit tonë.

Ky realitet, nga ana tjetër, ka një qeveri-sekt, e pashpirtë shkel me këmb realitetin e dhimbshëm tonin, duke përfituar përbindshëm çdo qindarkë, çdo monedhë që ju merret shqiptarëve padrejtësisht nga taksimi anormal i çdo produkti apo shërbimi.

Jo një qeveri, por një mutacion politik është sekti Rama që po mjeron çdo ditë e më shumë Shqipërinë, duke na rrënuar ekonomikisht dhe psikologjikisht, dhe shtuar arsyet e të larguarit.

Siç thekson dhe deputeti i Vlorës Z.Bujar Leskaj se shtimi me 28% i shpenzimeve familjare për shërbimet mjekësore gjoja “falas”, i shoqëruar me rritjen mbi 16% të çmimeve të shportës, që janë produkte jetike, duhet të zgjojë opozitën, e cila në krah të qytetarëve ka detyrë të kundërshtojë fuqishëm politikat antikombëtare të sektit Rama!

About Redaksia

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply