Rama “shet” Tahirin për të shpëtuar veten: Nuk i komentoj vendimet e gjykatave!

Kryeministri Edi Rama ka folur më në fund për arrestimin e ish-Ministrit të tij të Brendshëm, Saimir Tahirin, të cilin këto vite ka tentuar ta mbrojë me të gjithë format për ta shpëtuar nga dënimi i rëndë. Sot, gjatë një konference shtypi, Rama “i lau duart” përfundimisht me të, duke deklaruar se nuk i komenton asnjëherë vendimet e gjykatave.

“Unë nuk i komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave, iu përgjigj Rama, gazetarëve. E kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur kam udhëhequr Reformën në Drejtësi. 100 herë të kthehesha mbrapsht do të bëja të njëjtën gjë, por jemi mbledhur këtu për çështje tjetër”, u përpoq të devijojë ai duke kujtuar se konferenca ishte thirrur për çështjen e Ukrainës.

Duket qartë se Rama ka shitur Tahirin për të shpëtuar veten. Kanabizimi i vendit dhe trafiku idrogës drejt vendeve të BE u bë me bekimin e Ramës ndaj dhe i pari që duhet të arrestohet është Rama dhe pastaj vartësiit dhe veglat e tij.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply