Vokshi: Monika dhe Iliri për vota ishin të mirë, tani që iu hoqën Bashës zarfet janë të këqinj!

Deputetja Albana Vokshi thotë se, pavarësisht vendimit të KQZ-së për ta lënë jashtë, Komisioni i Rithemelimit të PD mbetet pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Zgjedhja e të 6 kandidatëve të PD-së të dalë nga primaret e 30 janarit mërziti Lulzim Bashën dhe enturazhin e tij, nënvizon Vokshi, duke shtuar se koalicioni me LSI-në i hoqën zarfet nga zyra Lulzim Bashës.

“Kur i duhej Ilir në 2009 për t’u bërë ministër i Brendshëm, donte ta kishte në krah. Në 2011 ishte LSI e Ilirit që i dha fitoren si kryetar i bashkisë. Para 25 prillit Basha firmosi me një ceremoni shumë të madhe marrëveshjen parazgjedhore me Monika Kryemadhin e LSI-së. Kur i duhet Lulzim Bashës për interesat e veta Iliri dhe Monika janë aleatë të mirë, kur ata vendosin të bashkoheshin me zërin e demokratëve dhe i heq zarfet Lulzim Bashës nga tavolina atëherë Iliri dhe Monika qenkan të këqij. Ne jemi në një koalicion me LSI-në, PDK dhe të gjitha aleatët e tjerë që e kanë braktisur Lulzim Bashën. I vetmi që nuk e ka braktisur akoma Lulzim Bashën është Edi Rama”,tha Albana Vokshi në një intervistë për Ora News.

Vokshi tha se i vetmi që nuk e ka braktisur Bashën është Rama “që e ndihmoi të sekuestronte logon dhe vulën e PD-së”.

Deputetja shpreh bindjen se në zgjedhjet e 6 marsit, demokratët do votojnë kandidatët e dalë nga primaret.

“Asnjëherë mos beso që kandidati i dalë nga një zyrë, nga një zarf është më i mirë se i përzgjedhuri me shumicën e votave. Lulzim Basha është shkarkuar tashmë. Po na pengon të hynim në zgjedhje me logon tonë, ashtu siç do donim, se e mban të sekuestruar, por nuk do t’ia dalë që të na pengojë të mbështesin kandidatët e dalë nga primaret që janë fitues më 6 mars”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply