Liri Berisha në 30 vjetorin e LDG Vlorë: Fuqia e grave del nga shpirti!

Lidhja Demokrate e grave në Vlorë ka zhvilluar nje ceremoni me rastin e 30 vjetorit të krijimit. Në këtë takim ishte prezente edhe zonja Liri Berisha e cila përshendeti takimin.

“Më bëhet qejfi që ndodhem sot midis kaq shumë zonjash demokrate. Dhe ndjehem e nderuar që marr pjesë në këtë aktivitete ku dega e Gruas se PD Vlore feston 30 vjetorin”.

Gjatë kësaj ceremonia, u përurua edhe nje libër i zonjës Vilhelme Vrane Haxhiraj.

Zonja Berisha tha se, ndejhem e nderuar që jam para jush. “Zonja Haxhiraj për nder të kësaj date promovon librin e saj për të përkujtuar këtë pervjetor dhe të gjitha gratë që dhanë kontribut për këtë ditë.

Të shkruash për veprat e juaja dhe për emrat që e banë hisotrinë ke nderuar kombin, pasi kombi pasurohet me keta njerëz.

Të nxjerrësh në dritë një libër është njësoj si të nxjerrësh në jetë një fëmijë. Dua ti jap komplimente të mia për këtë punë autores”, tha Liri Berisha.

Zonja Berisha në fjalën e saj përmendi, Elena Gjikën dhe Musine Kokalarin të cilat folën në atë kohë që nuk duam të përsritet më.

“Ju keni çuar përpara integrimin e vendit. Fuqia e grave del nga shpirti. Dhe ne jemi krenare që si shembull kemi një grua që e nderon e gjithë bota, të shenjtën nënë Tereza”, tha Liri Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply