Gjithnjë është një maliq për pronat e grabitura

-Ka vite që karvani i ec e jakeve për “njohjen” e pronave te njohura të vëllezërve Pema në Vlorë po bën trajektore të çuditshme.Dokumentat njohin pronën dhe pronarët e vërtetë por “Maliqët” që janë shtuar si kërpudhat pas shiut ndërhyjnë duke fallsifikuar, mohuar, ndërhyrë në zyrat e drejtësisë, mohojnë ligje, i shkelin ato për të përfituar.

Lind pyetja: Deri kur kështu? Kur vëllezërit Pema do kenë në duar Çertifikatën e Pronësisë, fatin e tokës së tyre të blerë në vitet 40 e të dokumentuar deri pas vitit 2000 kur u shfaqën “lubitë” e korrupsionit!

Në vitin 1994 nga Hipoteka me datë 1.02. 1994 lëshohet një vërtetim pronësie me anë të të cilit vërtetohet se në pronësi të qytetarëve Mihal Pema, Petro Pema dhe Vasil Pema është regjistruarpasuria e mëposhtëme: Një truall që ndodhet në Llogara në vendin “Rrethi i shelgut”me sipërfaqe 2112 metra katërore kufizuar nga: Në veri Ibrahim Kushta e tokë e shtetit, në jug Foto Papa, Lindje rrugë automobilistike, perëndim Bregu i Lumit, me të drejtën e bashkëpronësisë me lokalet e turizmit të ndërtuar mbi këtë truall.
Pasuria e mësipërme u regjistrua në regjistrin e transkiptimeve të hipotekës nene 2580 datë 1.02. 1994.

Vërtetohet që kjo kopjo është e njejtë me origjinalin. Me firmë e vulë noteriale. Po kush është historiku i pronës së vëllezërve Pema në fshatin turistik Llogora. Në historik dokumentohet qartazi si është ndërtuar në këtë tokë në vitin 1938 shtëpia prej katër dhomash prej guri, nga tekniku Sadik Bodo dhe dokumenti i vitit 1938 dhënë nga Komuna e Dukatit vërteton origjinën e pronës.Një predhë e luftës Italo-Greke ra në çati , e prishi atë dhe për dëmet u paguan 500 franga. Më 10 tetor 1943 arrestohet Mihal Pema dhe familja u largua nga kjo shtëpi. Por dokumentet e shtëpisë ruhen me fanatizëm dhe deshmimtarë të asaj kohe deklarojnë se vëllezërit Pema e kanë blerë me flori këtë pronë.Në vitin 1992 turizmi shtetëror prish muret e shtëpisë, vëllezërit Pema i hodhën në gjyq dhe morën emshpërblimin.

Gjyqi i njohur si pronar dhe caktohet nga Ministria e financave dhe turizmit për 2112 metra katërore toksi vëllezër të merrnin qeranë 6000dollarë amerikanë në muaj. Derisa ishte turizmi shtetëror në fuqi u dha regullisht qeraja por me falemetimin prona e tyre kaloi në aset me drejtues Farudin Arapi, Imer Leskala, etj, të cilët pa dhënë asnjë sinjalpronarëve të kësaj prone bën shitjen e fshatit turistik Llogora ku brenda kufijve ishte dhe prona e tyre.. Me daljen e Vendimit të Gjyqit të Kasacionit me në krye gjyqtarin Thimio Kondi, urdhërohet përmbarimi të zbatojë vendimin e formës së prerë për kthimin e pronës ku është dokumenti gjyqësor.

Gjykata e Lartë në vendimin e saj nr.902 dt 08.05.2003 ka rrëzuar pretendimet e shoqërisë “Kamberi”, në administrim dhe në gjykim midis kësaj firme dhe vëllezërve Pema, duhej u dorëzuar Kristaq Pemës, Pandeli Pemës dhe Vllas Pemës objekti, sipërfaqja përkatëse si pronë e tyre duke u mbështetur në fakte e prova.( të cilës firmës “Kamberi” iu dha në administrim jo në pronësi por në përdorim dhe prej të cilës merrej qeraja përkatëse për tokën e vëllezërve Pema).

Dhe Odisea e kësaj prone nuk ndalet këtu. Zhduket origjinali i pronësisë nga Hipoteka edhe pse në të gjitha dokumentat që disponohen sipërfaqja e truallit të vëllezërve Pema ka kufizimet e sa veri-jug-lindje-perëndim, ndërsa pala pretenduese se kjo sipërfaqje është brenda truallit të tyre sipërfaqje prej 11,360 metra. Këtë ata pretendojnë se e kanë marrë nga shoqëria anonime “Albturist”, e krijuar nga privatizimi i pronës shtetërore duke iu shitur blerësve A. Kapaj dhe N. Vongli. Kjo shoqëri Anonime e ka quajtur tokën e vëllezerve Pema si shtetërore, duke anashkaluar këtë problem edhe pse  deri në atë kohë vëllezërit të njohur siç janë për pronën kanë marrë qeranë e tokës çdo muaj.

Është një hallkë korruptive që po vazhdon për interesa të njohura korruptive. Për këtë sipërfaqje shitësi nuk ka patur titull pronësie dhe shitja e saj pa vënë në dijeni pronarët përbën shkeljen e parë të një veprimi ligor që krijon më pas zinxhirin e shkeljeve të tjera ligjore. Pronërëve të vërtetë u kanë mbetur në duar dokumentat që nga fillimi i blerjes së truallit, ndërtimit të një shtëpie, shdëmtimi i çatisë nga një bombë në kohë të hershme, dokumentat e marrjes që qerasë mbi tokën, dokumentat e plota ligjore happas hapi për njohjen e tokes në sipërfaqje të kufizuar, “pronarët e rinj” ndihen komod në ditët e sotme, duke u përpjekur të mohojnë këtë pronë të njohur katërciptarisht ligjërisht dhe nga gjithë banorët e zonës, si pronarë të vërtetë.

Pra, pas njohjes ligjore nga Gjykata e Lartë dhe vërtetimit lëshuar për këtë rreth të drektës së pronësisë fillojnë të bëhen fallsifikime nga punonjës brenda zyrave shtetërore dhe ligjore për të anashkaluar ekzistencën faktike të kësaj prone duke ia kaluar të tjerëve në kufij me të. Gjyqtarja K.Gjyzari vepron e vetme dhe merr e vetme vendim kundër pronarëve (në kundërshtim me ligjin ku për trajtimin e pronave mbi 100 miljon duhet të jene tre gjyqtare).Në asnjë gjyq të zhvilluar me palën Vogli nuk është diskutuar Vendimi nr.65 datë 24.01, 1994 i komisionit të kthimit të pronave. Në vitin 2017 në gazetën speciale Shqiptare datë 03.04.2017 nga Agjencia Qënrore e Pronave në Tiranë, vëllezërti Pema dalin bashkëpronar me objektet 4 kabina mbi truallin e tyre(Gazeta jep gjithçka të dokumentuar).

Shkojnë për të marrë  Çertifikatën e pronësisë në Hipotekën e Vlorës dhe nga aplikimet si përgjigje marrin:”JU kini fotokopjo tëdokumentit jo origjinalin, ndërkohë që fotokopjua është e noterizuar dhe e barazvlefshme me origjinalin.Le ta gjejë Hipoteka ku e ka çuar origjinalin që u mbetet atyre. Dhe kështu vazhdojnë ec e jaket, drejtoi i Hipotekës Vlorë Klodian Troci i drejton tek Agjencia Qendrore e pronave, e cila me  çudinë më të madhe edhe pse në gazetë është deklaruar vërtetësia e pronës, aty justifikohen duke thënë duam origjinalin dhe jo fotokopjon.Me të drejtë pyesin.Kjo fotokopjo vërteton origjinalin, ku është fshur dokumenti origjinal? (E fshehin për të realizuar vjedhje dhe për të bërë punë të pista?).

Me kembëngulje e tij Kristaq Pema në prani të juristes së Hipotekës zbuloi originalin që e mbajtën po aty?Kush e fshehu atë. Kjo sorrollatje po ndodh prej 18 vitesh, sepse nga zyra në zyrë hyjne e dalin “Maliqët” e korrupsionit, të vjedhjes e fallsifikimeve ndaj të cilëve nuk mbahet asnjë qëndrim.

Më datën 26.06. 2018 nga Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të palujshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Palujshme Vlorë lëshohet Vërtetimi dhe shprehimisht lexojmë: Vërtetim nga Dokumentet Hipotekore. Vërtetohet se në regjistrin hipotekor me nr. 2580 datë 01.02. 1994 figuron e regjistruar në pronësi të” Mihal Pema, PetroPema, Vasil Pema pasuria me sipërfaqje 2112 metra katërorë në adresën “Llogara” Vlorë në vendin e quajtur Rrethi i shtegut.

Kufizimet e pasurise Veri-Ibrahim Kushta, Jug- Foto Papa, Lindje-Rruga automobilistike, – Perëndim Bregu i Lumit. Vërtetimi i pronësisë lëshohet sipas kërkesës.Pas gjithë këtyre fakteve që vërtetojnë pronësinë me kufizimet dhe së pari historikun e saj, nuk jepet Certifikatë Pronësie me justifikimin se disponojmë fotokopjo të noteriauar dhe jo origjinalin.Origjinali u gjend dhe u zhduk.Çfarë duhet të bëjmë në këto rrethana?Pronarët japin faktet dhe thonë ja ujku, të korruptuarit kërkojnë gjurmët. Mos të të jipet çertifikata e pronësisëpërpronën tënde, vetëm në sistemin tonë të drejtësisë ndodhin çudira të tillë…
Kristaq Pema

About Redaksia

Check Also

“SIGAL UNIQA Vital Truck” dy ditë në Divjakë/ Ponari: Do të jemi pranë banorëve të zonës edhe me zyrën e re

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” qëndroi dy ditë në qytetin e Divjakës, duke u …

Leave a Reply