Nga Tritan SHEHU
Ne kemi nevoje per gjitha kapacitet e vlerat tona te sotme e historike, te zgjeruara e forcuara keto me te rinj, me kedo qe kerkon ndryshimin.
Sot ne Gjirokaster, te gjithe se bashku ne kuader te ristrukturimit te PD aty.
Nje takim pune mobilizues me drejtues te PD se deges dhe disa te ftuar nga deget e Qarkut.
Te nxish historine e PD, do te thote te “betonosh” rregjimin e Rames!
PD ka nje histori te shkelqyer ne sherbim te demokracise, lirive, zhvillimit e perkatesise europiane e perendimore te Shqiperise, per te cilen duhet te jemi krenare.
Mbi kete te kaluar, mbi perpjekjet dhe arritjet per tu rritur, bazohet optimizmi i yne ne tejkalimin e krizes se sotme, si dhe vendosmeria e besimi ne fitoren e neserme mbi rregjimin.
Te kerkosh te denigrosh historine tone, do te thote te godasesh dhe te sotmen, ne perpjekje per te shkaterruar opoziten, duke u bere keshtu “paterice” e Rames.
Kete e bejne ata qe nuk kane asnje lidhje me perpjekjet tona 31 vjecare, ose dikush qe fatkeqesisht sot e ka mision ta realizoje.
Ne kemi nevoje per te gjithe e duhet te qendrojme te bashkuar, duke u shtuar e zgjeruar.
Kesaj i sherben dhe kjo fushate ristrukturimi e rikonsolidimi e PD, duke filluar nga seksionet e grup seksionet tona.
Ne perfundim edhe nje “kafe” miqesore se bashku.