Nesër shembje të tjera te “5 Maji”, banorët: Të vijnë ata zagarët dhe do ta shohin…

Banorët e lagjes “5 maj” vijojnë me protestat e tyre pavarësisht se zona është mbushur me rrënoja të banesave të tyre. Ditën e nesërme është planifikuar dhe shembja e disa banesave të tjera, ndërsa ata shprehen se do jenë aty për t’i mbrojtur.

Në protestë prej muajsh, qytetarët e kësaj lagjeje ritheksojnë se nuk janë kundër projektit të zhvillimit por që autoritetet nuk kanë dhënë asnjë lloj transparence deri më tani dhe kontrata nuk jep asnjë sqarim lidhur me planin e ndërtimit.

Kujtojmë se para dy ditësh banorët e 4 zonave të prekura nga ky projekt protestuan para kryeministrisë dhe ambasadës amerikane duke kërkuar reagim të kryeministrit Rama dhe paralajmëruan se do hyjnë në grevë urie nëse asnjë përfaqësues nuk konsultohet me ta.

Intervista me banorët

-Nesër është parashikuar që do të ketë shembje, si do të veproni?

Banor i zonës: Këtu po vidhen nuk po jepet gjë! Nesër do shkojmë te njësia 4 ku pritet të ketë prishje.
Ne do e trajtojmë çështjen si pronarë të zonës dhe jo si fatkeqësi, më e shemtuara është se të marrin shtëpinë që e ke ndërtuar prej 30 vitesh dhe të të japë banesë sociale.

-Gazetarja Jonida Omeri: Pse është kontratë jo ligjore?

Banori: Unë të premtoj ty, nuk e dua, dua të më japë. Ajo kontratë nuk përcakton as kohën as vendin dhe është e pavlefshme.

-A keni marrë ndonjë përgjigjie nga Ambasada amerikane?

BanorëtNe kemi shkuar fizikisht por edhe kemi dhënë kërkesë, ska zgjidhje. Kryeministri thotë se sa herë të ketë gjëra të tilla do I shtypim cfarë të presim më?!

-Kryeministri nuk është informuar mirë.

-Kur i dëgjoj në TV them mashallah kur i shoh them mazallah. Mezi po pres që ti shohin të sistemuar këta që u kanë prishur shtëpitë. Zoti kryeministër nuk jemi kundër zhvillimit, përkundrazi por në emër të asaj po na nxirrni jashtë pa na dhënë zgjidhje. Jo zgjidhje mediatike, për të bërë zhurmë.

Nëse nuk keni gjëra për të fshehur, bëni transparencë. Moralisht ndjej që detyrën që te ai djali Benardi të jem dhe ta mbroj, shtëpinë e tij, aty do jem. Nëse do sillen si herën e fundit, zagarët policë, aty do jemi e do e shohim.

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply