Lulzim Basha ose kopja e keqe e mashtruesit Erion Veliaj!

Enver Bytyçi

Lulzim Basha po bën fushatë në Tiranë për zgjedhjet lokale në Shkodër, Durrës, Vorë, Lushnjë, Dibër e Rrogozhinë. Njësia 4 ishte stacioni i parafundit dhe ajo 6 ishte e fundit. Edhe pse nuk lejohen mediet dhe njesoj si Veliaj dergon kaseta ne TV, vetem 20 veta i shkojnë në takime! Ndërkaq këtyre një ose dy dyzina njerësish Basha u flet vetëm kundër Berishës. Nuk e fsheh faktin se garën nuk e ka me Ramën, por me ish-kryeministrin e vendit. Për garniturë përemend në fjalinë e parë skandalin e radhës së qeverisë, në fjalinë e dytë merr “meritat” e denoncimit (nga Sali Berisha) dhe më pas fillon e flet përçart “se si Ilir Meta e paska marrë PD-në”!

As nuk skuqet e as nuk zverdhet kur ai gënjen si në ditë me diell edhe në ditë me shi! Thotë se kandidatët e PD-së së primareve janë kandidatë të Ilir Metës. Në fakt LSI dhe PDK e Ndokës kanë vënë logot e tyre në dispozicion të Grupit themelues të PD-së e kandidatëve të tij. Thjesht për të mundësuar regjistrimin në konkurim. Ose thjesht për të mundur dyshen Rama-Basha! Më pas sulmon Sali Berishën sikur ai të kishte ardhur nga ndonjë planet tjetër “për ta shkatërruar PD-në”! Por shkodranët do të kenë mundësi të bëjnë humor me premtimin që ai jep “Unë edhe i vetëm do të luftoj dhe do të fitoj kundër trekëndshit të Bremudës! Beteja sapo ka filluar!”

Berishës i thotë se ai dashka ta marrë peng PD-në! Ndërkaq është Basha ai që, me miratimin e Doktorit ose jo, e mori peng Partinë Demokratike. Shihni kush qëndron rreth tij: – Asnjë themelues i Partisë Demokratike? Thuajse asnjë qëndrestar i ngjarjeve të vitit 1997?! Demokratët e vërtetë janë grumbulluar rreth Berishës. Basha është i vetmuar, sepse ai është pengamarrësi i Partisë Demokratike për më shumë se tetë vite radhazi. U përpoq të krijojë kopjen e rilindjes së Ramës në Partinë Demokratike. Ta uzurponte atë. Ta tjetërsonte dhe ta vinte sektin e tij në shërbim të vetes.

Tani del dhe bërtet duke mbajtur fjalime rrokjesh për atë që nuk është e nuk bën dot! Zotohet për beteja të paqena, sot nisë e nesër i harron! Zotohet për të ardhmen, por këtë të ardhme e bazon te patericat e pengmarrësit, I cili I jep në ndihmë patronazhistët e tij!

Ky është Lulzim Basha! Një kopje e keqe e mashtruesit Erion Veliaj!

About Redaksia

Check Also

Xibraka si fillim i projektit të narkoshtetit

Nga Luçiano BOÇI Nëse do ishte në dorë të autoriteteve shqiptare Xibraka dhe sot e kësaj …

Leave a Reply