Ristani: Në krye të PD ishte një patericë e Ramës, i cili kishte për detyrë të mbante PD në opozitë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani është shprehur se, nuk ka një ‘luftë’ mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, por një betejë mes Bashës dhe demokratët që janë zhgënjyer nga ky i fundit.

Në një intervistë për Ora News, Ristani tha se në krye të PD ishte një patericë e Ramës, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Lulzim Bashën.

Ristani: Në pamje të parë ka dy pjesë brenda PD. Një pjesë që drejtohet nga Komisioni i Themelimit, dhe një  ekstrem i pakicës e cila qëndron rreth Lulzim Bashës. Ne kishim një patericë të Ramës në krye të PD. Një njeri të kapur nga Rama, i cili kishte për detyrë të mbante PD në opozitë dhe të fitonte betejat elektorale me lehtësi. Nuk ka ndodhur kurrë në vitet e pluralizmit shqiptar që një parti të rrinte mbi 3 mandate në opozitës. Nuk është një betejë mes Bashës dhe Berishës, por një betejë mes Bashës dhe demokratëve e zhgënjyer nga tradhtia e tij.

Ai ndër të tjera tha se vula e PD është konfiskuar nga Rama nëpërmjet Bashës.

Ristani: E vërteta është se vula e partisë është e konfiskuar nga Rama duke përdorur Bashën, dhe i gjithë dokumentacioni që u prodhua nga Lëvizja brenda PD, sigurisht  që ligji e kërkonte që të dorëzohej në Gjykatë, për t’u regjistruar por përsëri gjyqësori i kapur nga regjimi në fuqi shkeli ligjin. Po t’i referohemi ligjit  çështja duhet të ishte gjykuar brenda 30 ditëve dhe sot do të kishim një tjetër situatë. PD ka nevojë për të qenë fituese që nuk shet interesat e saj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Zemërimi ynë nuk njeh kufi ndaj tyre, e marta po vjen!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se në protestën …

Leave a Reply