Rritja vrastare e çmimeve

Nga Bujar LESKAJ

U bë një vit që çmimet rriten pa ndalim. Nën një qeveri që vetëm rri e vështron, indiferente dhe e pashpirt ndaj vuajtjes dhe mjerimit të popullit të vet.

Që nga janari i 2021, çmimet janë shtrenjtuar vazhdimisht, për të arritur nivelin më të lartë në dhjetor 2021. 𝗕𝘂𝗸𝗮 𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝗻𝗷𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗺𝗲 𝟭𝟮%, 𝗾𝘂𝗺𝗲𝘀𝗵𝘁𝗶 𝗺𝗲 𝟭𝟱%, 𝗴𝗷𝗮𝗹𝗽𝗶 𝟮𝟬 𝗽𝗲𝗿𝗾𝗶𝗻𝗱, 𝗱𝗷𝗮𝘁𝗵𝗶 𝟭𝟳%, 𝘃𝗮𝗷𝗶 𝗽𝗲𝗿 𝗴𝗮𝘁𝗶𝗺 𝟭𝟭 𝗽𝗲𝗿𝗾𝗶𝗻𝗱, 𝗲 𝗺𝗲 𝗿𝗿𝗮𝗱𝗵𝗲. Të gjitha çmimet e produkteve bazë janë rritur, sidomos ato të produkteve ushqimore, të cilat zënë dhe peshën kryesore në shpenzimet e një familjeje shqiptare, me rreth 38% të totalit.

Pas ushqimeve, rritjen më të lartë e ka transporti, si rrjedhojë e shtrenjtimit të karburanteve. 𝗡𝗮𝗳𝘁𝗮 𝘂 𝘀𝗵𝘁𝘂𝗮 𝗴𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗵𝗲𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝘃𝗮𝗹𝗶𝗻 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟭-𝗷𝗮𝗻𝗮𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟮, për të arritur këto ditë të ftohta shkurti në nivelin më të lartë që ka patur ndonjëhere: 195 lekë një litër naftë! Kjo nuk ka ndodhur as edhe kur në tregjet ndërkombëtare një fuçi nafte kuotohej 100 dollarë! Sot kuotohet 90 dollarë, por kap rekordin e trishtë nën qeverisjen e sektit Rama.

Shqiptarët nuk kanë një qeveri që përpiqet për ta.Kanë përballë një sekt të papërgjegjshëm, i cili po u merr frymën, u ka vrarë shpresën, i ka larguar nga atdheu, i ka varfëruar e vazhdon t’i varfërojë në ekstrem.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave mesatare në rajon, por ka çmimet më të larta.Tek ne blihet nafta më e shtrenjtë në Evropë dhe e treta më e shtrenjtë në botë, për nga fuqia blerëse e popullsisë.

Maqedonia e Veriut me fuqi blerëse të ngjashme me ne, ngriu çmimet e shportës ushqimore: bukën, sheqerin, vajin, qumështin, mishin, djathin. Ngriu karburantet deri më 28 shkurt 2022. Për të mbrojtur popullin e vet. Sekti Rama nuk lëvizi.

Rritja e pakontrolluar e çmimeve ka ulur fuqinë blerëse të shqiptarëve dhe vrarë shpresën e tyre për kursime për fëmijët dhe për një jetë më të mirë.

Shtimi me 28% i shpenzimeve familjare për shërbimet mjekësore gjoja “falas”, i shoqëruar me rritjen mbi 16% të çmimeve të shportës, që janë produkte jetike, duhet të zgjojë opozitën, e cila në krah të qytetarëve ka detyrë të kundërshtojë fuqishëm politikat antikombëtare të sektit Rama!

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply