Prej disa ditësh ende zyrtarisht pa filluar fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, drejtuesi politik i PS në Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga kandidatja socialiste, Eriselda Sefa dhe drejtues lokalë të kësaj partie kanë zhvilluar takime në disa fshatra dhe qytet.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Ajo që quhet e tillë është fjalori dhe konteksti i fjalëve të tij drejtuar socialistëve dhe qytetarëve lushnjarë… Në çdo takim pasi anatemon opozitën i drejtohet të pranishmëve, “na besoni votën për kandidaten tonë… Ne vazhdojmë së bashku të bëjmë punë të mira për lushnjarët….”
Me të drejtë qytetarët e Lushnjes pyesin Taulant Ballën: Kush janë punët e mira që do vazhdojnë…? Punët që çuan në burg një kryetar bashkie? Punët që futën në burg një kryetar partie dhe nënkryetar njëkohësisht? Punët e mira që disa punonjës të Bashkisë së Lushnjes vuajnë dënim për shperdorim me detyrën? Apo punë të mira dhe dhjetëra punonjës të Bashkisë që janë në hetim nga SPAK e gati të gjykohen sapo të mbarojnë votimet.
Zoti Balla, boll i tallët me lushnjarët!