Berisha dënon terrorin policesk ndaj banorëve të “5 Majit”: Ata po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar terrorin që po ushtrohet nga qeveria mbi banorët e rrugës 5 Maji sot, të cilët po dëbohen dhe po shtëpitë po iu shemben.

Për përpjekjet e tyre, protestën që kanë bërë edhe sot, Berisha i ka konsideruar heronj. “Terror policesk ndaj banorëve të “5 Majit”! Ata po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre!”, shkroi Berisha duke publikuar pamjet drithëruese të mëngjesit të sotëm.

Kujtojmë se Berisha pak ditë më parë, duke mbështetur revoltën e tyre përpara Kuvendit të Shqipërisë, argumentoi se ata të gjithë të drejtën ligjore për t’u dëmshpërblyer për posedim prone. Disa ditë më parë ai theksoi se, “Edi Rama, Erion Veliaj, Artan Lame e kanë përcaktuar atë zonë e cila nuk ka asnjë lidhje me dëmtimet nga tërmeti dhe e kanë bërë këtë për zgjedhje, në mënyrën më hileqare, të turpshme. Kanë gjetur zonën që ka më pak shtëpi të legalizuara dhe u bien me buldozier. Por ky është një shkelmim i ligjeve të vendit. Shtëpitë ata i kanë aty që para 20 vitesh. Shtëpitë e tyre duhet të ishin legalizuar automatikisht”.

About Redaksia

Check Also

Si e fshehu SPAK emrin e Amant Josifit, Policia spanjolle kërkoi arrestimin e tij

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor …

Leave a Reply

Your email address will not be published.