Banorët që u janë shembur shtëpitë protestojnë përpara Kuvendit, Rama merr 3 prej tyre për të biseduar

Banorët e “5 Majit” dhe të Paskuqanit që u janë shembur shtëpitë po protestojnë përpara Kuvendit, ndërkohë tek ata ka shkuar Kryeministër Edi Rama.

Banorët janë kthyer nga ai dhe ia kanë bërë në sy kërkesat, ndërsa që Rama duke tentuar të ruajë qetësinë ka pyetur: Kush do të vijë me mua tani? Jo të gjithë, jo 30 vetë, por 3 vetë.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar një takim vetëm me 3 nga protestuesit e banorëve të 5 Majit, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave, pa pasur më parë një kontratë të qartë lidhur me atë se çfarë do të ndodhë.

“Nuk do të takohem as me 100, as me 30, por vetëm me 3 përfaqësues”, tha Rama, duke përzgjedhur edhe 3 personat që i ka marrë me vete duke i futur në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë.

Rama ka pyetur një nga banorët nëse e ka banesën me leje ose jo, ndërsa ka kërkuar informacione lidhur me kërkesat e tyre.

Një prej personave që ndodhet në takim me Ramën është edhe nënë Liza (Liza Marku), banesa e së cilës u shemb në aksionin e parë të IKMT në zonën e 5 Majit.

Nuk dihet nëse nga ky takim banorët protestues do të mund të marrin një zgjidhje, por Rama ka shfrytëzuar vazhdimisht situata të tilla në favor të tij, duke bërë propagandë dhe dhuruar shoë.

Një prej protestuesve tha se Kryeministri ka bërë një zgjidhje të gabuar, pasi nuk ka marrë përfaqësues nga zonat që cënohen nga projektet e rindërtimit.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply