Basha bashkon votat me Ramën për t’i zgjatur mandatin Vettingut, reagon Berisha me një video

Lulzim Basha ka vendosur që të bashkojë votat me Partinë Socialiste për të miratuar në seancën e sotme të Kuvendit zgjatjen e mandatit të Vettingut.

Mediat raportuan se vendimin, Basha ia u njoftoi këtë mëngjes në një mbledhje deputetëve që e mbështesin. Vendimi erdhi pas negociatave me diplomatë të vendeve të BE dhe SHBA, të cilët i kanë kërkuar Bashës votën pro ndryshimeve kushtetuese.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin kanë deklaruat votën kundër nismës së mazhorancës.

Berisha po ashtu poston në rrjetet sociale, një video të një fjalimi të Bashës, ku ku i fundit e quante vetingun projekt mafioz dhe akuzonte ambasadorë se po mbështesin Ramën.

“Edi Rama komploti është zbuluar. Projekti i vetingut është një projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Tiranës, kanë marrë peng ekspertët e BE… Bashkëkomplotistët e tu janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi i institucioneve ndërkombëtare”, shprehet Basha në video.

Megjithatë, sot Basha ka vendosur që të votojë nismën e mazhorancës.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply