Basha bashkon votat me Ramën, Berisha: Bashkëqeverisje e pengut me pengmarrësin

Ish-Kryeministri Berisha ka folur për mediat në oborrin e parlamentit të Shqipërisë. I pyetur nga gazetarët në lidhje me votimin pro nga deputeti Lulzim Basha dhe ata që e ndjekin, për shtyrjen e vetingut, Berisha deklaroi se kjo është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Unë i kam shprehur qëndrimet e mia ndaj këtij procesi, gjigant korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda ligjore të konstatuara dhe që u përdor për gjah shtrigash nga Edi Rama me ndihmën e mikut të tij George Soros.

U përdor për spastrime krahinore, klasore dhe fetare e sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde dhe ky siç e dini ju, është një proces i flakur që nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që mendojnë dhe besojnë shqiptarët”, deklaroi Berisha për gazetarët.

About Redaksia

Check Also

Dështimi i sistemit arsimor, Rama gjen “fajtorin”: Do mbyllim TikTok-un…

Qeveria Rama ka marrë vendimin për të mbyllur “TikTok” në vendin tonë. Lajmi u konfirmua …

Leave a Reply