Berisha: Kreu imeduzës i pashpirt! Pallat Kapllani nuk u jep banorëve as 9% të sipërfaqes

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se, kreu imeduzës Edi Rama u tregua i pashpirt përballë banorëve, banesat e të cilëve po shkatërrohen nga një bandë e veshur me pushtet qeveritar.

“Të ftosh njerëz në bisedime është normale, por t’i përplasësh grushtin në tavolinë është një arrogancë ekstreme. Do merret nisma ligjore në Parlament për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë. Janë qindra e mijëra me banesa të pasigurta në Shqipëri, megjithëse mund të kenë tapi 40 apo 50 vjeçare”, tha Berisha.

Ai u shpreh se nuk është kundër urbanizimit, as ngritjes së qendrave, por jam kundra pushtimit të pronave të qytetarëve, pa respektuar kompensimin e rregullave të tregut.

“Sipërfaqja e ndërtimit është 490 mijë m2, atje do të sistemohem 1200 familje, që do marrin 120 mijë metra katror sëbashku. Banorët e 5 majit kërkojnë në total 45-50 mijë metra katror, por oligarku Salillari dhe Pallat Kapllani nuk po u japin as 9 % të sipërfaqes këtyre banorëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply