Nënë Liza i mbyll gojën Ramës: Kryeministri nuk na dha asnjë garanci, fjalët e tij i merr era

Nënë Liza, një nga 3 protestueset që u takuan me Ramën i ka mbyllur gojën Ramës, i cili pas takimit tha se, banorët që po u shemben shtëpitë do të trajtohen si ata që ua shembi shtëpitë tërmeti. Nënë Liza tha për mediat se, nuk kanë marrë asnjë garanci nga Kryeministri. Ajo tha se, i kishte thënë Ramës se, banorët nuk pranojnë të trajtohen si ata të tërmetit. Ajo tha më tej se, fjalët e kryeministrit i merr era.

“Nuk na dha asnjë garanci, unë kërkova që shteti të më kompensojë aq metra katror sa kisha në banesën që m’u shemb. E kisha vilë, nuk kërkova vilë, nuk kërkova as më shumë, por nuk pranoj as më pak kompensim. Isha në proces legalizimi dhe Kryeministri nuk na dha asnjë garanci. Fjalët e tij i merr era. Unë dua të lidhet kontrata mes Bashklisë dhe ne familjarëve me noter, na kanë sjellë një letër bakkali për të na mashtruar. Nuk e kam firmosur, ne duam shtëpi aq metra sa kemi”, tha nënë Liza.

Rama është larguar me bishtë ndër shalë sapo nisi në të flasë në Liza për mediat.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply