Basha i kalon pas krahëve, Berisha: Dil përpara…

Nuk ka vetëm akuza dhe urrejtje, por edhe batuta nga Sali Berisha kundër Lulzim Bashës.

Jashtë ambienteve të Kuvendit, në pjesën e oborrit, lideri historik i PD-së ishte duke folur për mediat në momentin kur pas krahëve të tij vjen me makinë, zbret dhe ngjit shkallët Lulzim Basha.

Berisha e pa dhe bëri një batutë. “Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine. Prandaj dil përpara. Bëj shaka”, i tha Berisha njërit gazetarëve. Batuta kaloi me të qeshura, jo vetëm te Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Pse i sponsorizoi udhëtimin/ Rama shpreson se Adams mund të jetë Ambasadori i ardhshëm i SHBA

Ka shumë pikëpyetje në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri se përse Rama i pagoi …

Leave a Reply