Spahia: Ka shumë për të bërë dhe do të bëjmë për banorët e Rrethinave

Kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë shkodër, Bardh Spahia vijon takimet me banorët. Ditën e sotme Spahia është takuar me banorët e Rrethinave.

“Kam vijuar takimet me banorët në Njësinë Administrative Rrethina me një tjetër bashkëbisedim miqësor, ku kam dëgjuar me shumë vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e gjithsecilit prej tyre.

Rrethinat, njësia administrative më e madhe e nga ish-komunat i’u bashkuan Bashkisë së Shkodrës në 2015- ën.

Folëm hapur, diskutuam problematikat por edhe zgjidhjet e duhura për të sotmen e të nesërmen.

Është punuar, ndërtuar, ofruar shërbime por natyrshëm ka shumë për të bërë e do të bëjmë për banorët e Rrethinave.

Një zonë e Bashkisë Shkodër, ku si gjithë Shqipëria, vuan papunësinë dhe shpopullimin.

Shumë pranë qytetit, e njohur për prodhimet bujqësore e sidomos vreshtarinë, është e domosdoshme të krijojmë mundësi e hapësira për tregtimin e produkteve cilësore të fermerëve, brenda dhe. jashtë vendit.

Synimi ynë i përbashkët mbetet puna për hapjen e mundësive të reja për të forcuar ekonomitë familjare, përmes shfrytëzimit të resurseve natyrore dhe aftësive të banorëve kudo në territorin e bashkisë tonë.

6 marsi është momenti të vendosim për të ardhmen tonë, për Shkodrën tonë”, tha Spahia!

Për Shkodrën, të gjithë bashkë!

#Shpresë #Ndryshim #Fitore

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply