Vota e një zvarraniku si L.Basha në shërbim të pengmarrësit E.Rama nuk ka asnjë lidhje me opozitën

Nga Bujar NISHANI

Disa media, të revoltuara me të drejtë nga llumi i L. Bashës në Parlamentin e sotëm, kanë artikuluar me të padrejtë, se ky qëndrim i llumit është qëndrimi opozitës.

Megjithë respektin për misionin e medias ky cilësim është i pasaktë dhe larg realitetit.

Vota e një zvarraniku ordiner si L. Basha, në shërbim të pengmarrësit të tij E. Rama, nuk ka asnjë lidhje me opozitën, si vlerë, si faktor, si përfaqësi qytetarësh, si moral, si dinjitet, si integritet, si realitet.

Llumi nuk përmban asnjë fije të ndonjërit prej këtyre dimensioneve.

Thjesht kanë përmbushur detyrimin e tyre ndaj garuzhdes së kazanit të pisllëkut që i ushqen.

Llumi nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit të ardhëshëm siç nuk janë më sot sharlatanët e atij të shkuarit.

Por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të rivendosur dinjitetin e fyer të qindra-mijëra demokratëve sot, prej llumit.

Ndaj është shumë e gabuar cilësimi si “votimi i opozitës” për drejtësinë e Edi Ramës, sot në Parlament.

Opozita ishte ajo që i qëndroi edhe sot, përballë hajnisë dhe tradhëtisë.

Llumi nuk bëhet dot vlerë, as përfaqësim e aq më pak realitet!

Të shpëtojmë Shqipërinë!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply