Lideri historik i PD, Sali Berisha do të prezantojë nesër në orën 17:00 kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka.
Njoftimi është bërë nga vetë Berisha në një postim në Facebook.
Njoftim!
Nesër, ditën e premte, më datë 11 shkurt, ora 17:00, në ambientet e Universitetit UFO prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Z. Ardian Muka. Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit të marrin pjesë! sb