Vrana: Sot Bashkia Vorë lëngon, misioni ynë është për një qeverisje më pranë banorëve

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Vorë i dalë nga primaret e PD, Lulzim Vrana ka prezantuar vizionin e tij për ndryshimin dhe transformimin e qytetit.

Vrana theksoi se do fokusohet te politikat sociale për familjet në nevojë si dhe ftoi rininnë të bëhet pjesë e ndryshimit që do ti kthejë qytetarëve bashkinë e munguar në tre vite.

“Sot angazhohem para jush të sjellë alterantivën e shpresës, alternativën e  ndryshimit dhe mbështetja juaj do të sjellë fitoren dhe ndyshimin e madh që kërkojmë.

Zgjidhjen e shpejtë të shqetësimeve tuaja. 6 marsi është zgjidhja dhe kjo zgjidhje vjen nëpërmjet votës suaj, 6 marsi do të fillojë një etapë të re ndryshimi për të sjellë zhvillim dhe progres për të gjithë zonën e Bashkisë Vorë.

Politika sociale për familjet në nevojë si dhe për familjet në nevojë për shërbimet shënderësore me kimio terapi dhe dializë dhe familjet ekstremisht në nevojë.

Ftoj rininë të bëhet pjesë e ndryshimit të madh dhe të mbështesë projektin tim për të kthyer bashkinë te qytetarët.

Unë ju dua qytetarë të Vorës dhe dua të jap vizioni për ta transformuar për ta ndryshuar cilësinë e jetës të qytetarëve.

Në të gjithë territorin do ta asfaltojmë të gjitha rrygët dytësore që lidhin të gjithë zonën.

Vrana theksoi se në këto tre vite të zeza për Bashkinë e Vorës qyteti ka shkuar drejtë falimentimit dhe administrimit nga Ministria e Financave.

Gjithashtu Vrana vlerësoi qeverisjen e Vorës nga të djathtët gjatë viteve 2003-2011 si një histori suksesi për këtë qytetet.

Drejtimi i Bashkisë Vorë nga Fiqiri Ismaili, gjatë viteve 2003-2011 ishte një histori suksesi. Vora ishte një qendër e rëndësishme ekonomike. Mos marrja pjesë në zgjedhjet e 2019 socialistët morën drejtimin e bashkisë dhe gjërat të ndryshonin. Kanë kaluar tre vite të zeza të e kanë kthyer insttirucionin ku mund të bëhet gjithscka. Ku mungojnë të gjthashërbimet, mungon disiplina rregulli korrektësia, pritja dhe zgjdhja e probleme të qyetetarëve. Duke e kthyer në shërbim të një grupi sekserësh.

Misioni ynë është për një qeverisje më pranë banorëve. Sot Bashkia Vorë lëngon dhe e ka humbur shërbimin ndaj qytetarëve.

Ajo sot është e falimentuar dhe për pak kohë do kalojë në administrim të Ministrisë së Financave. Tre vite dështim. Asnjë investitor i huaj në këto vite të shkuara dëm. Tre vite për të kther në kolaps bashkinë”, u shpreh Vrana.

About Redaksia

Check Also

Krimi del jashtë kontrollit, vritet me breshëri plumbash 40-vjeçari në Lezhë

Ekzekutohet në atentat Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt (biznesmenit që u vra …

Leave a Reply