Rama ve në rresht deputetët e Bashës për të votuar zgjatjen e mandatit të Vettingut

Deputetët e Lulzim Bashës kanë bashkuar votat me Edi Ramën në Kuvend. Kuvendi ka miratuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publik.

Në total kanë qenë 118 vota pro zgjatjes së afateve të organeve të Vetingut dhe katër abstenim.

Pak para nisjes së Kuvendit, deputeti Lulzim Basha zyrtarizoi votën ‘pro’ zgjatjes së afateve të Vetingut.

Ndërkohë, lideri historik i PD Sali Berisha kundërshtoi një gjë të tillë, duke argumentuar pasojat negative që shkaktoi në sistemin gjyqësor Vettingu, ku nga mungesa e gjyqtarëve numri i dosjeve të pashqyrtuara në gjykata ka arritur në 116 mijë.

Bashkimin e votave Berisha e quajti bashkëqeverisje të Ramës e Bashës.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Unë i kam shprehur qëndrimet e mia ndaj këtij procesi, gjigant korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda ligjore të konstatuara dhe që u përdor për gjah shtrigash nga Edi Rama me ndihmën e mikut të tij George Soros.

U përdor për spastrime krahinore, klasore dhe fetare e sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde dhe ky siç e dini ju, është një proces i flakur që nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që mendojnë dhe besojnë shqiptarët”, deklaroi lBerisha për gazetarët.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të premten të flakim qelbësirën, kalbësirën e bashkisë dhe me radhë kalbësirat e tjera

“Të premten të flakim qelbësirën, kalbësirën e bashkisë për të flakur me radhë kalbësirat e …

Leave a Reply