Lulzim Basha ka folur për mediat pasi është pyetur për rreth dy orë në SPAK nën praninë e prokurorëv belgë për çëshjen e 3.4 milionë eurove të ‘Toyota Yaris’.
Basha tha para mediave se kjo është një çështje nën hetim, por ai do të jetë gjithmonë në gatishmëri të drejtësisë.
Pyetje përgjigje
Gazetari: Në çfarë roli ishit sot para prokurorëve belgë?
Basha: Unë isha në rolin e personit që ka dijeni për rretanat e ngjarjes.
Gazetari: Cilat ishin provat që ju u vutë atyre, pse janë të interesuar prokurorët belgë?
Basha: Prokurorët belgë kanë patur një veprimatari përtej intervistimit tim. Unë ndava me prokurorët belgë dhe siç mund ta kuptoni nuk mund të flas me detaje.
Gazetari: A treguat burime?
Basha: Sapo e dhashë përgjigjet.
Gazetari: Çfarë nënkuptoni?
Basha: Unë nuk nënkuptoj asgjë, thjeshtë gatishmëri për të bërë gjithçka për të bërë dhe sakrifica për të mirën e tyre.
Gazetari: Çfarë nënkupton me sakrificë?
Basha: Pa luftuar krimin.
Gazetari: Në 2022 prokuroria e pushoi si çështje, pse PD dhe ju nuk reaguat?
Basha: PD nuk mund të djekë çdo çështje, u kam thënë që nuk është mbyllur. Kemi të bëjmë me një realitet që vazhdon. Ju siguroj mbështetjen time totale, për të gjithë dhe për punonjësit e SPAK që të bëjnë punën e tyre.