Berisha thirrje deputetit Xhaferri: Thuaju zgjedhësve çfarë deponoi Basha para prokurorëve belgë?

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi nga Durrësi se, Lulzim Basha akuzohet nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para të përfituara në rrugë të paligjshme.

Basha u thirr pasditen e djeshme nga një grup prokurorësh belgë në ambientet e SPAK dhe u mor në pyetje për më shumë se dy orë, lidhur me hetimet për 3.5 mln eurot e ‘Toyota Yaris’.

Gjatë takimit me qytetarët durrsakë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha zbardhi detaje nga deponimi i Bashës para hetuesve belgë dhe tha se, Basha ka ndryshuar dëshminë para prokurorëve, duke dhënë një tjetër version para tyre.

Berisha tha se hetimet për ‘Toyota Yaris’ në Shqipëri Bashës ia mbylli Edi Rama, por janë prokurorët belgë ata të cilët do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni.

“Ja t’i bëjmë një pyetje ish-kryetarit dhe deputetit të Durrësit Ferdinand Xhaferri: Ferdinand, eja dhe thuaju zgjedhësve të t’u çfarë deponoi Basha mbrëmë para prokurorisë belgë? Mos ua fshih, duhet t’ua thuash, mos u bëj hipokrit, të kanë votuar, tregoju njerëzve. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. U kap edhe si mashtrues në betim.

Ferdinand eja këtu me mua, ose shko dhe tregoji çdo demokrati. Mos harroni, prokurorët e Mbretërisë së Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, por prokurorë të betuar para Mbretit, nuk ka gjë që i thyen ata. U kishte dhënë një variant krejt tjetër. E ndërroi krejt pllakën. Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale. Ia mbylli Edi Rama Toyota Yaris me një njeri, por prokurorët belgë do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra e mijëra tabulate, dokumente. Ndaj dhe Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë Luanin (Luan Hoti) këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply