Bye bye Duka i York

Frekuentime dhe skandale të errëta. Mbretëresha shkarkoi djalin e saj të përkëdhelur, Andrea. Kronikë e një katastrofe të lajmëruar.

Kurthi mbretëror është hapur rreth orës së çajit, në një të enjte pasdite ku vëmendja e publikut kontestohej nga lajmet, jo shumë më të gëzueshme, të ardhura nga Downing Street. Ai që është përfshirë kësaj radhe ka qenë princi i përkëdhelur Andrew, motiv shqetësimi absolut, i pashërueshëm për një sovrane auguste, që me një goditje të thatë, megjithëse të vonuar, ka vendosur një kordon ombilikal në gjendje të mbysë të gjithë familjen, nga stekat e vjetra tek premtimet e reja, pikërisht në momentin e lavdishëm e Jubileut të Platintë, celebrim i 70 viteve të pafalshme mbi një fron të tranformuar prej saj në anije hapësinore në gjendje të kalojë kohët dhe modat. Por diçka mungon. “O turp, ku është i kuqi yt?”, duket se pyet një opinion publik që nga fillimi i përfshirjes së fëmijës së tretë të Elisabetës në aferën e turpshme të harkut të minoreneve të financierit Jeffrey Epstein dhe të “madamës” së tij Ghislaine Maxwell nuk ka nxjerrë kushedi se çfarë nga Buckingham Palace. Vetëm shqetësim. Deklarimet publike të Andrew kanë qenë të tmerrshme – asnjë simpati për viktimat e ngacmimeve, tentativa qesharake me kërkimfalje në limitet e besueshmërisë – dhe këmbëngulja me të cilën ka mbajtur larg si FBI, ashtu edhe gjykatat amerikane, megjithëse absolutisht e urtë nga një pikëpamje strategjie ligjore, flet për opacitet, për dëshirë për të bërë pis, për të mohuar, për të fshehur, por të mos dhënë një version faktesh as transaprent, as të shoqëruar nga një mea culpa eventuale., një katastrofë komunikimi e kalkuluar dhe e pashmangshme, që tradhëton nervozizëm dhe shqetësim për një ngjarje nga e cila nuk mund të dalë asgjë e mirë.

Vetëm se tentativa për t’i harruar opinionit publik akuzat për pedofili të drejtuara një anëtari të spikatur të familjes mbretërore janë përplasur kundër sistemit gjyqësor amerikan, që ka ndezur një far mbi një zonë hijeje të një monarkie që për momentin do ta donte të ndritshme, e kënaqur në aftësinë e saj për t’u rezistuar sulmeve të shumta. Fajet e fëmijëve nuk mund të bien mbi nënat 95 vjeçare, sigurisht, aq më shumë në vitin kur kanë mbetur vejusha, por vetë fakti që tituj, poste, nderime dhe patronazhe të Andrew i janë dhënë mbretëreshës vetëm tani, 2 vite e gjysëm nga momenti në të cilin akuzat e ngritura në 2015 nga Virginia Roberts Giuffre kanë dalë hapur, 24 orë pas vendimit të gjykatësit federal të Manhattan për të ecur përpara me rastin dhe në ditën ku nga mjediset antimonarkike ka ardhur një letër e firmosur nga 150 veteranë për t’i kërkuar Andrew të heqë 8 gradat e tij ushtarake, ua ka gërricur hundën shumëve: pse kishte akoma diçka, nuk ishte hequr në 2019? Është edhe shenja e parë e jetës e denjë për t’u shënuar e një shoqate republikane prej shumë kohësh e këtej, megjithë lehtësimin e ambienteve ushtarake (dhe jo vetëm) për vendimin e marrë duket se i ka arritur të gjithë. Elementë nga të cilët merret shënim, në një Mbretëri e Bashkuara ku humoret politike në vitet e fundit janë bërë jashtëzakonisht volatilë. “Me marrëveshjen dhe miratimin e mbretëreshës, përkatësitë ushtarake dhe patronazhet reale të Dukës së York i janë kthyer mbretëreshës. Duka i York do të vazhdojë të mos marrë pjesë në asnjë impenjim publik dhe do të mbrohet si qytetar privat”, lexohet në komunikatën e Buckingham Palace, e dalë në sinkroni të përkryer me një tjetër ku Kensington Palace njoftonte vizitën e afërt të gëzuar të William dhe Kate në Museo dei Trovatelli. Kështu do të procedohet në vitet e ardhshme, me lajmet shumë të shëmtuara të mbuluara nga lajmet e bukura apo edhe vetëm nga ato normale, në shpresën që ekuilibri të mbajë dhe që publikut mos t’i vijë në mendje të strehohet ekskluzivisht midis krahëve të një klase politike që për momentin, për fat, po jep një spektakël shumë më pak tërheqës.

Mbretëresha, pavarësisht Andrew, Meghan dhe Harry, fantazmës së Diana, gishtit të Fergie, shishes së Margaret dhe miqësive të Philip, është një qëndrueshmëri për t’u admiruar aq më shumë kur kuadri është konfuz. E rëndësishme është se është e mirërrethuar dhe se pasuesit janë të prezantueshëm. Dhe pikërisht për këtë është hera e dytë në dy vite që hapja mbretërore hapet për të gëlltitur ndonjë të afërm, vetëm se kësaj radhe fjalët e komunikatës së Buckingham Palace janë zgjedhur me kujdes, shprehin vetëdije dhe impuls të fortë, pa gjithë ato përsëritje dhe fjalësh të këqija editoriale që tradhëtonin stivën prej rebelimit të Meghan dhe Harry, po aq e dëmshme për fatet e kurorës pasi, respektivisht rastit Andrew, më e projektuar drejt së ardhmes dhe drejt perceptimit që kanë gjeneratat e reja pëlr shtëpinë mbretëroreë. Vendimi për të shkëputur Dukën e York nga Royal Family duhej marrë në mënyrë më kolegjiale, por Karli dhe William do të demonstroheshin më të vendosur në pretendimin që Andrew të shkonte e ta përballonte kauzën ligjore që e pret si “qytetar privat”, në mënyrë krejtësisht të pavarur, nga një pikëpamje formale, respektivisht Kurorës. “Sido që të shkojë, ne nuk qëndrojmë aspak, nuk është një prej tanëve”, sipas rregullit të lashtë me të cilin menaxhohen delet e zeza e familjeve të mëdha. Vetëm se Andrew, dihet, është një dele e zezë të cilën mbretëresha e do shumë. Pastaj perspektiva për ta parë Dukën e York të dëshmojë nën betim përpara një gjykatësi, edhe pse në telekonferencën, është prej atyre gjërave që dridh fort edhe më të kënduarin e avokatëve.

Shqetësim dhe trup janë dyfish në pritë, cilidoqoftë vendim final i gjykatësve mbi fajësinë ose jo të Andrew respektivisht akuzave për të cilat rrëfehet i pafajshëm: burri është një një prej komunikuesve më të këqinj të historisë, arrogant dhe naiv, siç e demonstron një intervistë e 2019 në BBC që do të mbesë në anale prej sasisë mbresëlënëse së dëmeve të bëra në rreth 49 minuta. Deklarimet e tij përpara gazetares së BBC, Emily Maitlis, tani mund të kalojnë nën lupën e një procesi ku Duka i York do të duhet të demonstrojë, midis gjërave të tjera, se nuk është fizikisht në gjendje të djersitet për arësye mjeksësore, se ka qenë në një festë për fëmijë nga Pizza Express në rrethinën Woking më 10 mars të 2001 dhe se nuk e ka takuar kurrë Giuffre. Përveç kësaj, nga salla do të dalin detaje të shëmtuara, do të ketë dëshmi dhe bota do të vërejë dhe do të gjykojë çdo aspekt të një ndodhie për momentin e përmbledhur e gjitha në foton e famshme të mbrëmjes së turpshme londineze në shtëpinë bardhekuqe të Ghislaine Maxwell: Virginia Roberts Giuffre e dashur, e qeshur, e veshur si vajzë normale – detaj shqetësuses, aspak stil Pretty Baby, të kuq buzësh dhe tentativa për ta bërë të duket e madhe, por naivitet i shpalosur dhe xhinse pak të metalizuara si lëshim i vetën në një moshë të rritur dukshëm jo ende të arritur – me krahun e princit në mes dhe trashëgimtaren britanike dinake dhe të kënaqur në sfond. “Bën për Andrew atë që bën për Jeffrey” është indikacioni që vajza e peshkuar 16 vjeçare do të merrte nga Maxwell dhe ajo foto rrëfen pikërisht këtë, provon turp vetëm ta shikosh.

Dhe për të shmangur turp të ri, shqetësim të ri – një ndjenjë që anglezët e ndjejnë shpesh dhe për arësye shpesh të padeshifrueshme – e vetma që do të arrinte ta mbante Andrew jashtë gjykate, të zgjidhë gjithçka me një marrëveshje ekonomike, siç ndodh shpesh në Shtetet e Bashkuara, ama jo nën gjykatësin federal të Manhattan, Lewis Kaplan, që e ka refuzuar idenë se marrëveshja e arritur në 2009 nga 2009 nga Jeffrey Epstein me Virginia Giuffre nuk e mbulon edhe situatën e princit Andrea, por vetë Giuffre ka bërë me dije nëpërmjet avokatit të saj se nuk synon tek paratë. “Besoj se është shumë e rëndësishme për Virginia Giuffre ta zgjidhë çështjen në një mënyrë që i jep drejtësi asaj dhe akuzave të saj”, ka shpjeguar avokati i saj David Boies dhe durim nëse Andrew dhe ish gruaja besnike Sarah Ferguson kanë shitur shtëpinë e mrekullueshme zvicerane duke zgjidhur një konflikt me një grua fisnike franceze të cilës i detyroheshin 6 milion e gjysmë paund, në mënyrë që të kenë likuiditet të mjaftueshëm për të paguar avokatët dhe hedhur në pjatë 10 milion paund për ta mbyllur çështjen (ndërkaq ka shpëtuar edhe një Range Rover i ri prej 80000 paundësh, por aq bën). Shuma është e lartë, por viktima do tjetër dhe e di se ka nga ana e saj Zeitgeist dhe opinionin publik. Gruaja ka nisur një kauzë civile ndaj Dukës së York gushtin e kaluar, duke shfrytëzuar faktin që një prej raporteve me princin ka ndodhur në New York, duke folur edhe për rrahje dhe stres emotiv të shkaktuar qëllimisht ndaj saj, përveç 3 raporteve seksuale që kanë ndodhur në Londër dhe në ishullin privat të Epstein.

Modernizmi i monarkisë do të shikohet edhe në mënyrën sesi do të menaxhohet një problem i vjetër sa bota në epokën ku vajzat më së fundi janë gati dhe të vendosura të mbrohen nga ngacmimet e mësuara nga dora e bijëve të babait të paaftë që të përmbajnë perversionet e tyre dhe këtë Buckingham Palace e di mirë: komunikimet e shtëpisë duket se janë kthyer në duar më të afta pëas boshllëkut të madh të lënë prej daljes nga skena të Christopher Geidt, sekretar privat i mbretëreshës nga 2007 deri më 2017 me një të kaluar përkrah Carl Bildt në gjuetinë e krimielëve të luftës në Ballkan dhe në të tashëm në Downing Street i zënë me problemin e vështirë të standardeve ministeriale dhe me ristrukturimin plot salltanet të Downing Street nga ana e Carrie Johnson. I tiji, po ta rimendosh, ka qenë një dekadë e artë, me një Royal Wedding perfekt si ai i William e Kate dhe skandalet e pakta respektivisht mesatares së një familjeje të shumtë si Windsor. Pastaj ka ardhur Meghan me kontradiktat e saj, por edhe me potencialitetet e saj dhe mbi momentin historik të martesës së parë mikse të monarkisë britanike ka peshuar hija e menaxhimit inekzistent të familjes së saj dhe të një gruaje të lënë më këmbë të lirë që të akumulonte pakënaqësi.

Probleme të vjetra me menaxhim të ri, është kjo që britanikët duan nga monarkia, në adhurim përpara një sovraneje që i ka përfaqësuar në mënyrë ekselente dhe që tani i duhet të ndajë skenën e vitit të lavdisë së saj me një ndodhi të shëmtuar, me një përputhje kohe vdekjeprurëse. Procesi duhet të zhvillohet midis shtatorit dhe dhjetorit të 2022, por deponimi i betuar i Dukës së York do të duhet të paraqitet brenda 14 korrikut dhe ky është një pasazh shumë delikat, pasi Andrew është ekspozuar shumë në intervistën e BBC, duke dhënë versionet shumë të sakta të fakteve. Duke i ndryshuar, mund të rritet fatura që është krijuar me opinionin publik dhe atë ndjesi të pakëndshme që Buckingham Palace është gfrekuentuar nga njerëz jashtë bote, jashtë kohe dhe nga çdo aftësi për të arësyetuar. Veç kësaj, janë thirrur për të dëshmuar midis 16 dhe 24 personave, të cituara nga të dyja palët, dhe kjo e përkufizon mirë entitetin e rrethit që do të krijohet pikërisht në momentin ku në Mbretërinë e Bashkuar do të celebrohet Elisabetta, e bërë mbretëreshë më 6 shkurt të 1952, dita e vdekjes së babait Xhorxhit të VI.

Festimet do të kulmohen në një radhë prej 4 ditësh jopunuese ekstra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, nga 2 deri më 5 qershor, dhe, Covid po ta lejojë, duhet të ketë koncerte dhe evente në praninë e disa prej “yjeve më të mëdhenj botërorë”: e sigurtë është se do të duhet shumë impenjim për të shmangur që ajo urë e gjatë të mos bëhet një rast për një lexim frenetik të tabloidëve në kërkim të skandalit të fundit dhe të detajit pikant. “Të mos komentojmë çështjen ligjore në zhvillim”, ka thënë një zëdhënës i Buckingham Palace pas vendimit të gjyktësit Kaplan, e artikuluar në 46 faqe dhe e ardhur thuajse rreth 1 javë pasi është lexuar. Profili duhet të mbesë i ulët, çështja duhet izoluar, turpi duhet vënë menjanë si të gjitha ndjenjat e forta. Përkrah Andrew mbetet Sarah Ferguson,me të cilën formon “çiftin e divorcuar më të lumtur të botës”. Jetojnë bashkë në Royal Lodge, ajo e ka mbrojtur për së mbari – “di gjithçka lidhur me të, është një person i jashtëzakonshëm”, por nuk rimartohen sepse janë të lumtur kështu, “e mbështesim shoshoqin si shtylla force me nderin dhe integritetin e së vërtetës”, siç ka shpjeguar për “Financial Times”.

Dikur, pak më shumë se 10 vite më parë, ajo paguhej nga disa personazhe të pistë përë t’i dhënë aksesin ndaj të shoqit kur ai kishte rolin e të të dërguarit tregtar për Mbretërinë e Bashkuar. I nisur në 2001 pas daljes nga Royal Navy, Andrew ju desh të hiqte dorë nga pozicioni i tij i lavdishëm në 2011 midis polemikave dhe kundërshtive për stilin e ashpër dhe frekuentimet e tij të diskutueshme: tregëtarë armësh, diktatorësh, Jeffrey Epstein. Për riprovim të asaj që sot është një katastrofë e paralajmëruar, i rritur me ngadalësues nën sytë e një opinioni publik që pikërisht për këtë mund ta injorojë, në një lloj mitridatizimi ndaj skandaleve që përfundon të ketë me institucione të caktuara apo të vendosë që enough is enough, tani është mjaft.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Rimendimi europianolindor i Macron

Lufta në Ukrainë dhe efektet e saj po e detyrojnë presidentin e sapozgjedhur francez, Emmanuel …

Leave a Reply

Your email address will not be published.