Pse kandidati i Bashës në Shkodër refuzon përballjen me Bardh Spahinë

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’, Bardh Spahia e ka më se të qartë arsyen pse ai do të mundë kandidatët e tjerë dhe do të arrijë të bëhet Kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Ndërkohë, kandidati i zgjedhur nga deputeti Lulzim Basha ka refuzuar përballjen në studion e emisionit

‘Dekalog’ të Roland Qafokut, Spahia ka renditur të gjitha arsyet pse ai dhe ajo që ai përfaqëson, do të fitojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Në emisionin “Dekalog” në RTSH-24, Spahia u pyet mbrëmë se pse pranoi të kandidojë për kryetar bashkie në Shkodër si përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit të PD, kur tashmë PD-ja ka një krizë të thellë brenda saj dhe si mund të fitojë ndaj PS-së, kur opozita është e ndarë në dy pjesë?

Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjesha me një pyetje: a mund të quhet shkodran një njeri që nuk është i gatshëm në çdo moment t’iu shërbejë Shkodrës dhe shkodranëve?! Shkodra i ka dhënë shumë çdonjërit prej nesh, së pari krenarinë për t’u quajtur shkodran. Është një cilësim që na rreshton në krye të shumë arritjeve, vlerave, kontributeve që kur në këtë botë nisi dhe lulëzoi qytetërimi. Nuk e them vetëm unë, por edhe historia qindra apo mijëravjeçare e Shkodrës dhe e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Së dyti, është edhe një aspekt tepër i rëndësishëm i kësaj vendim-marrjeje, lidhja ime shpirtërore familjare me Shkodrën, miqësitë, njohjet, kontributet profesionale apo do të thosha dhe kontributet publike. Gjatë gjithë kohës jam marrë me politikë. Të gjitha këto më bënë në njëfarë mënyre të ndihem “i dënuar” t’i shërbej në çdo kohë dhe në çdo mënyrë bashkëqytearëve të mi.

Së treti ka dhe një aspekt tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm që është dëshira dhe vullneti i shkodranëve që unë të marr pjesë jo në një garë, po në një mundësi për të vënë, dijet e mia apo eksperiencën time apo përkushtimin tim në shërbim të Shkodrës.

Por, z. Spahia, a mjaftojnë të gjitha këto sepse PD-ja është e përçarë, është në momentin e saj më të keq? Zonja Angoni që është kandidate e PS-së, është në momentin më të mirë për të garuar, sepse PD-ja është në krizë dhe këtë s’e mohoni dot.

Unë mendoj se kandidatja e PS-së nuk është aspak në momentin më të mirë; përkundrazi kandidatja e PS-së është përfaqësuesja direkte e një kryeministri që Shkodrën e ka persekutuar, e ka anashkaluar, e ka abandonuar për thuajse 9 vjet dhe pasojat e atij abandonimi më mirë se qytetarët shkodranë nuk i ka parasysh askush tjetër. Në këtë kontekst mendoj se do të reflektohet patjetër për faktin se një përfaqësues i Ramës nuk mund të sjellë asgjë të mirë për një qytet të rraskapitur tashmë nën peshën e madhe të zullumeve apo skandaleve të një qeverie, që vetëm për qytetarët e saj nuk mendon. Fakt konkret është spostimi i drejtorive kryesore të qeverisjes nga Shkodra në drejtim të Lezhës apo ndonjë bashkie tjetër e kjo do të thotë shumë.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.