Berisha: Mister Brava, nuk ka forcë në botë që pengon prokurorinë dhe hetimin belg!

Ish-Kryeministri Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit “Shtëpia e Lirisë” në Rrogozhinë tha se, Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një dhe të pandashëm. “Me bisht ndër shalë voton Vetingun që e kishte quajtur aktin më mafioz”, tha Berisha.

Më tej ai u ndal te hetimet e Belgjikës për Lulzim Bashën, duke theksuar se kjo dosje nuk mbyllet dhe se belgët kanë të drejtë ta arrestojnë.

“U ngrit në një rast të vetëm në historinë e jetës së tij në Parlament dhe deklaroi se do vinin paratë me Toyota. Ditën e shtunë, paratë erdhën, ata që duhej të shkonin, nuk shkuan dhe nuk u arrestuan. U hap hetimi, Edi Rama ia mbylli dosjen.

Por ka një dosje që nuk e mbyll dot Edi Rama dhe kjo është dosja belge. I them Mister Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, po dosja e Belgjikës dhe lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit. Nuk ka forcë në botë që pengon prokurorinë dhe hetimin belg.

Kur doli pas dy orësh hetimi, në të cilën u thanë dy gjëra, ky gënjen nën betim. Por problemi është se në drejtësi dënohesh po gënjeve nën hetim. E dyta, i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli e tha se kam besim të madh te njerëzit e ndershëm të BKH dhe SPAK. I thotë palës belge që nuk keni juridiksion të më hetoni mua.

I them që kanë të drejtë të të hetojnë dhe të të arrestojnë. Sepse ka një konventë evropiane, në të cilën Shqipëria është palë dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike. Prandaj lëri ato”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply