Spahia: 6 Marsi do të jetë një fitore historike për të gjithë shkodranët!

Koalicioni opozitar “Shtëpia e Lirisë” prezantoi sot në Shkodër kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Kandidati përfaqësues i zgjedhjeve të 6 Marsit, Bardh Spahiu, gjatë fjalimit të tij u shpreh më i bindur dhe më gati se kurrë për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Ndër të tjera, Spahia i quajti zgjedhjet e 6 Marsit një referendum.

“Të nderuar deputetë, miq, pjesëmarrës dhe demokratë që sot jeni këtu si shtyllat më të forta të ‘Shtëpisë tonë të irisë’. 6 marsi është më shume se zgjedhje lokale, 6 marsi është më shumë se zgjedhje parlamentare. 6 Marsi është referendum dhe Shkodra duhet të çohet në këmbë e gjitha pa dallim . Le ta konsiderojmë këtë misionin tonë të përbashkët.

Unë jam këtu sot sepse shumë njerëz më kanë besuar dhe më kanë përkrahur, jam këtu pas një manifestimi të jashtëzakonshëm demokratik të votës së lirë së Partisë Demokratike. Sot dua të garantoj të gjithë demokratët se askush nuk do të na ndalë ne rrugën tonë të drejtë për të patur një shtëpi dinjitoze. Një shtëpi që nuk bën pazare me sakrificën e demokratëve.

Askush nuk mund të na përçajë në rrugën tonë drejt triumfit mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer vendin. Qytetarëve të Shkodrës dua t’ju garantoj se jam më i motivuar se kurrë, nga dëshira juaj e fortë për të pasur një qeverisje të mirë për Shkodrën”,u shpreh Spahia.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply