Nënkryetarja e PD Shkodër: Demokratët në 6 mars do të votojnë kandidatin e tyre

Nënkryetarja e degës së PD në Shkodër, Irena Shestani theksoi gjatë fjalimit të prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie, Bardh Spahia, se PD duhet të jetë më e bashkuar, më e hapur dhe më e fortë. Sipas saj, demokratët në 6 mars do të votojnë kandidatin e tyre, mjekun e njohur Bardh Spahia.

“Mirë se erdhët në këtë takim madhështor në këtë bashkim të mendjeve dhe të zemrave të Shkodranëve. Kjo është Partia Demokratike, kjo është familja jonë, familja e vlerave, e lirisë dhe e demokracisë.

Shkodranët e ndezën pishtarin e lirisë, dhe do të jenë ato që do ta ndezin sot përballë regjimit të Edi Ramës.

Vijmë sot këtu më të bashkuar se kurrë, në një proces ripërtëritjeje së bashku me drejtuesit e strukturave dhe kryetarët e grup-seksioneve. E nisëm këtë rrugëtim me Foltore, për një parti më të bashkuar më të hapur dhe më të fortë sepse gjerat që na bashkojnë ishin më të mëdha se ato që na ndajnë.

Si ushtrimi i demokracisë së drejtpërdrejtë dhe pikënisjes së vendimmarrjes nëpërmjet votës së lirë të anëtarësisë ne rikthyem Primaret dhe sot ne gjendemi përballë një sfide, asaj të zgjedhjeve lokale për t’ju ofruar qytetarëve shkodranë një vizion të ri dhe ndryshimin e mirëpritur.

Shkodra është vendi i bekuar është shtëpia e njerëzve të mirë dhe të ndershëm, të majtë dhe të djathtë që kërkojnë t’i japin fund përbuzjes dhe arrogancës.

Të kaluarën nuk mund të ndryshojmë por të ardhmen më të mirë, mund dhe do ta ndërtojmë së bashku. Pas 6 marsit do të na udhëheqë guximi dhe dedikimi për t’i bërë fjalët realitet për, t’i prirë ndryshimit.

Të dashur miq, ndryshimin nuk mund ta sjellin ato që Shkodrën e diskriminuan si kurrë më parë, ndryshimin e sjellin vetëm, demokratët e vërtetë, dhe kjo në mbështetje te kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia”, u shpreh Shestani.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply