Pazaret Rama-Basha, konçesionet që qeveria i ka dhënë kandidatit të Bashës

Luan Hoti, do të garojë me 6 mars për Bashkinë e Durrësit si kandidat i Lulzim Bashës. Përveçse është kandidat i një kryetari të shkarkuar, Hoti është edhe një nga përfituesit e marrëveshjes Basha-Rama në vitin 2017.

Familjarët e Luan Hotit rezultojnë të kenë marrë me koncesion disa shërbime në Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Portin e Shëngjinit, Portin e Sarandës, Romano Port, Portin e Petroliferes dhe të gjitha portet e hapura në Republikën e Shqipërisë.

Ky koncension është dhënë së fundi në vitin 2017, kur Ministri i Infrastrukturës ishte Damian Gjiknuri.

Në vitin 2017, kur po përgatitej dhe kur i finalizua marrëveshja Rama-Basha, familjarët e  Luan Hotit kanë qenë në procedura për të marrë këtë koncension, për të cilin ka pasur edhe ankesa.

Dhe me 17.05.2017, kur është finalizuar marrëveshja e famshme Rama-Basha, janë shpallur fitues familjarët e Luan Hotit.

Pra, në Durrës, do të garojë për të udhëhequr Bashkinë, kandiidati i dyshes Rama-Basha dhe jo thjesht Luan Hoti, i cili shfaqet edhe si kryetar i PD-së së rilindur të Lulzim Bashës.

Një kandidat, familjarët e të cilit kanë pasur përfitime nga pushteti socialist.

Po sjellim më poshtë të gjitha hapat se si ka përfunduar koncensioni për shërbimet në portet e vendit, në duar të familjarë të kandidatit të rilindur, Luan Hoti.

Shpallja e koncensionit dhe dhënia tek familjarët e Luan Hotit

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës me datë 04.01.2017, ka shpallur proçedurën e hapur për dhënien me konçesion me objekt: Financimi, rehabilitimi, operimi, mirëmbajtja dhe transferimit të së drejtës së operimit dhe pronësisë (forma ROT) e shërbimit të anijeve detare, me shtrirje gjeografike: Porti i Durrësit, Porti i Vlorës, Porti i Shëngjinit, Porti i Sarandës, Romano Port, Porti i Petroliferes dhe të gjitha portet e hapura në Republikën e Shqipërisë.

Vlera totale e projektit ishte 191.800.000 lekë (pa TVSH).

Ankesat

Në datën 02.02.2017, operatori ekonomik ankimues “Romano Port” sh.a ka paraqitur ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik, i cili mori vendimin për të mos pranuar ankesën.

Anulimi

Në buletinin Nr. 12 të datës 27.03.2017 u publikua anulimi i procedurës konkuruese. Kjo proçedurë anullohej pasi u kur u hoq nga pezullimi në system dhe nuk u ndryshua data e pranimit të dokumentave dhe sistemi e kaloi në statusin “e përfunduar në proces vlerësimi’’.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, për këtë arsye të interesuarit potencialisht nuk patën mundësi të paraqesin oferta.

Procedurat e mëtejshme

Në datë 21.03.2017, është rishpallur ftesa për ofertë për procedurën konçesionare.

Në datë 20.04.2017, është mbajtur procedura konkuruese “Për dhënien me koncesion të disa shërbimeve detare”, ku kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë, Gesmar-Gestione Marittime s.p.a, Ocean s.r.l, La Petrolifera Italo Rumena societa per azioni, përfaqësuar nga shoqëria Gesmar si dhe shoqëria aksionare Anijet e Shërbimit Detar, që u përket familjarëve të Luan Hotit.

Më datë 17.05.2017, nëpërmjet shkresës me nr. 287511 Prot, datë 17.05.2017 “Njoftim Fituesi”, Autoriteti Kontraktues njoftoi Konçesionarin për pranimin e ofertës së paraqitur nga ky i fundit.

Në këtë mënyrë është s’kualifikuar shoqëria Gesmar-Gestione Marittime s.p.a, Ocean s.r.l, La Petrolifera Italo Rumena, për arsyet se nuk ka parashikuar Fee-koncesionare në ofertën e paraqitur dhe se mjetet që ofertuesi ka paraqitur nuk janë të regjistruara në Regjistrin e Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë, si përcaktohet në Dokumentat Standarte.

Me date 05.06.2017, u nënshkrua Kontrata e Dytë Konçesionare midis shoqërisë ANIJET E SHERBIMIT DETAR dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës me një afat nga data 05.06.2017 deri me datë 04.06.2022.

Me datë 21.05.2020, u nenshkrua kontrata e ndryshuar e koncesionit me Ministrine e Infrakstruktures dhe Energjisë. Kontrata koncesionare e ndryshuar nuk është publikuar./CNA.al

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply