Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Për çfarë i kanë marrë 580 milionë lekë Gugallja dhe Zoto

Ditën e sotme u mblodh sërish komisioni hetimor për inceneratorët, ku janë marrë në pyetje dy administratorët, Faraudin Arapi administrator “Integrated Technology Service” dhe Arjan Baçi administrator i “Albtek Energy”.

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka bërë publike në komision lidhjen financiare që ka pasur ITS me të tre inceneratorët, ndërsa ka ngritur edhe disa pyetje mbi rimbursimet dhe faturimet, si dhe kërkoi nga ana e administratorit që të vihen në dispozicion.

“(Integrated technology servicse) ITS, ka patur angazhim financiar me të tre inceneratorët, dhe me këto kompanitë që ke me foto. Këto kompani sipas informacionit që unë disponoj janë me dy punonjës, pa mjete, dhe të dënuar nga gjykata e Apelit për mashtrim dhe evazion fiskal.

Dua të di se çfarë punimesh kanë kryer per ITS, që ju kanë faturuar shumat? A i keni bërë pagesa këtyre kompanive për faturat që ju kanë lëshuar? A keni rimbursuar TVSH në lidhje me këto fatura? Ju lutem na i vini në dispozicion”, tha Këlliçi.

Më tej, deputeti demokrat duke nxjerrë faktet se si ka përfituar miliona ortakët e inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ka kërkuar informacione se për çfarë shërbime janë paguar këta dy të fundit.

“1. Nga studimi i fizibilitetit për projektin e Inceneratorit të Elbasanit, i hartuar nga Ministria e Mjedisit, rezulton se në analizën financiare të këtij projekti, janë të parashikuara gjithë kostot e realizimit të projektit, përfshirë shpenzimet fillestare, kostot kapitale, kostot operative dhe të mirëmbajtjes.

Nga verifikimi i pagesave që shoqëria Albtek Energy ka kryer, rezulton se ndër të tjera ka paguar në shumën rreth 58 milionë lekë  të reja, Zoto Consulting Shpk, e krijuar në 14/09/2017, me ortak 90% Klodian Zoto, dhe Consulting SE Partners (Stela Gugallja). (Klodian Zoto 32 milionë lekë dhe Stela Gugallja 26 milionë lekë, të reja).

Ju lutem, a mund të na tregoni se për çfarë shërbimesh, janë paguar Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, nga kompania Albtek (nga vetvetja?).

2.Nga verifikimi i dokumentacionit të pagesave të kryera për llogari të inceneratorit të Elbasanit, rezulton se kompania Albtek, ka pasur marrëdhënie financiare me këto kompani Pellumbi 2015, SG Logistic, Xhevi Inert, AM CO and CO, të cilat, kanë vetëm dy punojës, zero mjete, dhe kompani të proceduara penalisht për evazion fiskal dhe mashtrim financiar.

A mund të na sqaroni, se çfarë marrëdhënie juridike, kontraktuale apo financiare keni pasur me këto kompani?

Referuar Studimit të Fizibilitetit, rezulton se janë parashikuar në mënyrë të detajuar, plani i shpenzimeve për realizimin e inceneratorin e Elbasanit. Nga ky plan I shpenzimeve, zëri “Udhëtime” nuk rezulton gjëkundi. Nga verifikimi i shpenzimeve të Albtek Energy, rezulton se janë shpenzuar për blerje biletash, një shumë prej 7.4 milionë lekë të reja.

A mund të na shpjegoni, pse?

Per Alb Tek energy

Keto jane kompani qe leshojne fatura fiktive per perfitim tvsh. Jane fatura per perfitim tvsh dhe per te fryre kostot ne menyre fiktive sikur jane bere punime dhe per te justifikuar punimet qe ka marr persiper albtek per realizuar”, u shpreh Këlliçi

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply