Spahia: Shkodra do t’i tregojë mbarë Shqipërisë se kush është opozita e vërtetë!

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi, në prezencën e ish-Kryeministrit Berisha.

Në fjalën e tij, kandidati Spahia vlerësoi dhe falënderoi banorët që i’u bashkun PD-së dhe opozitës së vërtetë, pasi u tradhëtuan gati prej 9 vitesh nga ata që u ktheyn në patericë të qeverisë.

“Ju faleminderit shumë të gjithëve dhe ju falënderoi nga zemra për këtë pritje dhe për këtë entuziazëm të jashtëzakonshëm, mirënjohje për ju që jeni brenda kësaj salle por edhe për të gjithë ata qytetarët të shumtë që janë jashtë kësaj salle. Falenderoi shumë edhe Doktor Berishën që na nderon me prezencën e tij sot në këtë takim.

Të dashur miq, dua tju falenderoi për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë ndër vite për PD saherë që ju është kërkuar. Nuk mund të ishte ndryshe pasi jeni pasardhës të atyre që i thanë jo çdo forme diktature që në fillim, që në 1946 duke iu bashkuar kryengritjes së Postribës dhe atyre klerikëve që nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Banorët e Gurit të Zi mund të ishin vetëm me PD e vërtetë dhe do të ishin ata që do i bashkoheshin opozitës së vërtetë që sot mban emrin “Shtëpia së Lirisë”.

Këto zgjedhje për të cilat jemi në fushatë nuk janë vetëm zgjedhje lokale por janë zgjedhje tërësisht politike. Ku nga të cilat, duke filluar nga Shkodra do t’i tregojmë mbarë Shqipërisë se kush është opozita e vërtetë se me opozitën e vërtetë nuk mund të ketë kompromise dhe opozita e vërtetë nuk mund të kthehet në patericë të qeverisë në këto gati 9 vite.

Dhe asgjë më shumë nuk i ka vratë demokratët e vërtetë se sa tradhtia e idealeve të tyre duke u bërë patericë e kësaj qeverie antikombëtare”, u shpreh Spahia.

About Redaksia

Check Also

Budina: Tubimi i djeshëm ia arriti qëllimit, duhet radikalizim në të gjitha format!

Regjisori Edmond Budina i ftuar në studion e News24 ka komentuar protestën e opozitës së …

Leave a Reply