Nis shqyrtimi për ndryshimet në Statutin e PD, por Basha mungon, shtyhet seanca

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për shqyrtimin e vendimit për statutin e PD. Shkak për shtyrjen e kësaj seance të parashikuar për sot është bërë mungesa e përfaqësuesit ligjor të PD Indrit Sefa, i cili është kandidat i demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit.

Më herët ai kishte kërkuar që seanca të shtyhet. Kjo me arsyetimin se ai është i angazhuar me fushatën.

Seanca e radhës do të jetë me 18 mars, në orën 14:00.

Rikujtojmë se Gjykata e Tiranës ka caktuar 15 shkurtin si datën për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e 17 korrikut 2021.

Ndryshimet në statutin e PD janë propozuar nga vetë kreu Lulzim Basha.

Seanca e parë që në lidhje me ndryshimet në statut do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça.

Ndërkohë Indrit Sefa është zgjedhur nga Partia Demokratike si kandidati që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit, që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply