Berisha: Brava nuk del nga selia, nisi një tur dhe e pritën siç e meritonte sepse iu hodhi gaz

Lideri historik i PD, Sali Berisha ironizoi turin e deputetit Lulzim Basha, i cili përfundoi pa nisur, pasi demokratët e braktisën.

Gjatë takimit me banorët e Katundit të Ri në Durrës, Berisha u shpreh se, logoja e fitores së demokratëve në 6 mars është ajo e “Shtëpisë së Lirisë”.

Berisha ftoi dhe qytetarët e Durrësit që të votojnë nr.1, Ardian Mukën, kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”.

“Brava nuk del nga selia, nisi një tur dhe e pritën siç e meritonte sepse iu hodhi gaz, pluhura toksike dhe të zemëruar demokratët nuk e pritën. Tani nuk del, por me ndihmën e Edi Ramës dhe gjykatësve të policisë së tij ka konfiskuar logon. Ata garojnë me logon e PD.

Ata u thonë të tjerëve që nuk jemi ne as me Bashën as me Berishën, por jemi me logon. Por logo është e Edi Ramës dhe Lul Bravës, “Shtëpia e Lirisë” është logoja e fitores.

E quajtëm kështu sepse ne jemi të vendosur të rikthejmë lirinë. E quajmë shtëpi se s’ka asgjë më të ngrohtë dhe të afërt se shtëpia. Kërkesa ime për të gjithë ju është që në 6 mars, asnjë votë askund tjetër përveç logos së “Shtëpisë së Lirisë”, dhe kandidatit tonë nr.1 në listë, Ardi Mukës”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply