Berisha: Rama e ka të lidhur këmbë e krye Bashën, e bëri ortak te afera e Portit të Durrësit

Ish-Kryeministri Berisha foli për aferën e Portit të Durrësit edhe në takimin me banorët e Katundit të Ri.

Kompania që do të ndërtonte Portin e Jahteve, tha Berisha, ka shitur 100% aksionet te një kompani anonime, pas së cilës janë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Rama e bëri Bashën ortak te afera korruptive e Portit, tha Berisha.

“Na tha para 1 viti se firmosa një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara që Emaar të vijë këtu të ndërtojë një Dubai të Ri. Emaar është zhdukur, ka shitur 100% të aksioneve një kompanie që askush s’e di se cila është, por 100% është kompani Rama-Basha. Mundet një kryeministër të bëjë dhuratë truall ndërtimi me 2 mijë euro m2, 800 mijë m2 kujt? Jo, kurrë, por i merr për vete me këtë mekanizëm. Ka qetësuar edhe këtë tjetrin se opozita duhet të heshtte dhe e bëri ortak. Doli që menaxheri i Emaar në Shqipëri ishte edhe menaxher i kompanisë së Lul Bravës, Emaar ka ikur, menaxheri vazhdon. E ka të lidhur këmbë e krye”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply