Zbulohet roli i sekretarit të Ramës në skandalin e inceneratorëve

Mes debatesh ka vijuar edhe ditën e sotme komisioni hetimor i inceneratorëve, ku janë marrë në pyetje të tjerë dëshmitarë, ku një prej tyre ishte edhe Drejtoresha e APP, Reida Kashta.

Reida Kashta deklaroi se institucioni i saj nuk ka qenë në dijeni të dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.

Ajo gjithashtu konfirmoi dhe pohoi në komision se Ligji i Koncesioneve e ndalon dhënien e koncesioneve me negocim pa shpallje, siç ka ndodhur me koncesionet e inceneratorëve.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku e pyeti Kashtën nëse APP ka qenë e informuar apo në dijeni të këtij koncesioni dhe shpalljes së tij. Ajo i kujtoi drejtoreshës së APP edhe një shkresë këmbim me ministrin Lefter Koka.

Më tej Tabaku i vuri në dijeni një shkresë ku është i përfshirë edhe Ëngjëll Agaçi. Ky i fundit, duket se ka qenë i informuar për kunërshtinë e APP dhe sërishmi ka vazhduar këtë procedurë. Foto e mësipërme vërteton faktin që ndonëse Agaçi kishte dijeni absolute për refuzimin e APP dhe ndonëse sot APP refuzon ta njohë si koncesion sërishmi ai ka vazhduar procedurën e një koncesioni antiligjor edhe sipas znj. Kashta.

Pjesë nga diskutimi në komision:

Tabaku: A ka në Republikën e Shqipërisë ligji shqiptar një proçedurë e cila quhet, negociim pa shpallje?

Kashta: Cili nga ligjet?

TabakuLigji i Prokurimit Publik.

Kashta: Ligji i Prokurimit Publik ka një proçedurë që parashikon proçedurën e negociimit pa shpallje.

TabakuLigji i konçesione ka një proçedurë negociim pa shpallje?

Kashta: Ligji i konçesione ka vetëm proçedurë të hapur, të kufizuar dhe negociim me shpallje.

TabakuKjo është përgjigjia që ju i keni dhënë dhe unë për qartësi do të lexoj përgjigjen që z. Eduard Ahmeti i ka dhënë z. Lefter Koka.  “Agjensia e Prokurimit Publik” konstaton se nëpërmjet këtij project-vendimi propozohet se për objektin e sipërpërmendur autoriteti kontraktues të negociohet me propozuesin e pakërkuar, lloji i kontratës të konçesionit PPPdhe afati i tij. Nga shqyrtimi i projekt-vendimit dhe relacionit shoqërues APP konstaton se ky projekt-vendim i referohet nenit 13, pika 2 dhe nenit 22 pika 3 të Ligjit për koncesionet dhe PPP. Referuar këtyre dispozitave autoritetet kontraktuese janë organe të cilat ky ligj i jep kompetenca që ta ndërmarrin një proçedurë të tillë. Në pikën 2 të dispozictës thuhet që autoritetet kontraktuese janë kryeministria, Kuvendi ose njësitë e qeverisjes vendore, dhe thuhet, sa i takon llojit të proçedurës që do të ndiqet APP arsyeton se në nenin 22 pika 3 të cilit i referohet ky projekt-vendim, parashikohet se, në dhënien e koncesioneve PPP autoriteti kontraktues mund të përdorë ose proçedurën e hapur ose proçedurën e kufizuar, ose proçedurën negociim me shpallje paraprake. Sa më sipër APP vlerëson se kjo proçedurë përzgjedhëse duhet bërë në përputhje me parashikimet ligjore”.

Pra këto tre lloj formash që ju na i përmendët. Proçedurë e hapur, e kufizuar dhe negociim me shpallje. Është e saktë?

Kashta: Po ajo është përmbajtja e shkresës së APP-së.

Tabaku: Në dijeninë tuaj kjo proçedurë si u zbatua?

Kashta: Në APP nuk ka asnjë komunikim të mëtejshëm për objektin të cilit ju i referoheni kështu që nuk kam asnjë informacion zyrtar si është zbatuar procedura. Ne thjesht kemi dhënë një mendim për projekt-vendim.

Tabaku: Si ka mundësi që është denoncuar publikisht, është folur vazhdimisht për këtë ju nuk e keni monitoruar?

About Redaksia

Check Also

Revolta të shndërrohet në kryengritje popullore

“RD” Opozita të udhëheqë revoltën që ka bërë bashkë dje të djathtë dhe të majtë. …

Leave a Reply