Berisha: Në Durrës këto 22 vite është 20-fishuar betoni Gjush betoni, 6 marsi votë për shpresë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për kryetar bashkie i Durrësit, Ardian Muka takuan sot banorët e ‘Katundit të Ri’.

Berisha u shpreh se vota e 6 marsit është më shumë se votë për bashkinë e Durrësit. Ish-Kryeministri e quajti votën për 6 marsin si votë për të mbjellë shpresën.

“Durrësi, ka rreth 22 vite që qeveriset nga PS. Dhe nëqoftëse pyesni veten, nëqoftëse qytetarët e Durrësit e pyesin veten se çfarë ka ndërtuar në Durrës këto 22 vite, më shumë se çdo tjetër është 10-fishuar ose 20-fishuar betoni dhe vetëm betoni. Është bërë një qytet ndër më problematikët sa i takon urbanistikës. Nëse shkon në Spitallë atje je si me qenë në një lagje ku s’ka lidhje me infrastrukturën e qytetit, me banorë të braktisur. E gjitha kjo është kryekëput vepër e keqqeverisjes së PS dhe Vangjush Dakos, i cili kishte vetëm një objektiv, të shesë sa më shumë beton dhe të pasurohet sa më shumë.

Vota që i dhatë Ardian mukës në primare, vota që do të jepni në 6 mars, përbëjnë një detyrim madhor që të vijë të ulët dhe të bashkërendojë të gjitha veprimet me ju dhe të bëjë gjithçka që të zgjidhë problemet tuaja.

Vota për 6 marsin, kam bindjen se ju e keni shumë të qartë, është një votë shumë më tepër se sa për Durrësin, është një votë para së gjithash për të mbjellë shpresën, sepse është dëshpërimi që mbjell çdo ditë kjo qeverisje, ajo që largon fëmijët nga prindërit, le vetëm prindërit, por edhe ata i le pa një të ardhme të sigurt, marrin rrugët e dheut, më shumë se të gjithë popujt e tjerë në Europë. 6 marsin është votë për shpresë dhe ndryshim”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply