Rama presion SPAK të mos kryejë hetime: Unë nuk di ndonjë aferë inceneratorësh…

Një ditë pasi deklaroi në intervistën për Zërin e Amerikës se SPAK nuk duhet të hetojnë duke dëgjuar llafe dhe spekullime, por vetëm nëse gjejnë prova, sot kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme.

Në replika me qytetarët në profilin e tij të Facebook, Rama shprehet se nuk ka aferë korruptive për inceneratorët, në një kohë kur janë zhvatur nga buxheti i shtetit 430 milionë euro.

Afera e inceneratorëve është konsideruar si vjedhja e shekullit, ndërkohë që fakte të reja po dalin në dritë çdo ditë se si është abuzuar me buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve.

Madje kryeministri nuk e cilëson aspak si shqetësuese këtë çështje dhe shton se është bërë një punë e mirë duke shpëtuar komunitetet nga makthi i plehrave.

Replikat në Facebook

Ilir Mustafaraj: A ndjeni pergjigjesi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorëve?

Edi Rama: Ilir Mustafaraj per cilen “afere te inceneratoreve” se une nuk di ndonje afere inceneratoresh, po di nje pune te mire qe ka shpetuar tre komunitete te medha nga makthi i plehrave, ne Tirane, Elbasan dhe Fier! Nese ne kete pune te mire ka pasur edhe individe qe mbrapa shpines se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, per te nxjerre perfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtesise, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat jane ndertuar, jane aty dhe jane ne sherbim te komuniteteve, te shendetit publik e te mjedisit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply