Berisha në Durrës: Kandidatja e Ramës nuk e ka vendin në garën elektorale, por në sallën e gjyqit

Lideri i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Sali Berisha gjatë një takimi në një biznes fason në Durrës, ka hedhur akuza ndaj kandidates së Edi Ramës, Emirjona Sako.

Berisha deklaroi se, Sako ka hedhur firmën e saj në pallate që në tërmetin e nëntorit 2019, morën jetë njerëzish.

Berisha theksoi se, këto nuk janë zgjedhje vendore, por janë të përgjithshme për të rrëzuar narko qeverinë.

“Këto janë zgjedhje vendore. Por aq sa janë vendore, janë edhe të përgjithshme. Vota juaj ka një vlerë të dyfishtë të madhe.

Së pari, votoni një kandidat me vlera të mëdha njerëzore. Një kandidat që këdo që pyesni, vetëm fjalë të mira për Ardin dhe familjen e tij thotë. Një njeri punëtor, që gjatë gjithë jetës së tij edhe kur PD ka qenë në pushtet, nuk ka trokitur në qeveri për një përfitim.

Përballë tij është një zonjë e cila garon në mënyrë shumë absurde. Zonja Sako nuk e ka vendin në garën elektorale, por në sallën e gjyqit. Kjo sepse ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, firmë e cila u bë shkas që ata ndërtesa të merrnin jetë në nëntor.

Kjo është e vërteta e saj. Unë kur mësova këtë fakt, mendova se është një akt cinik dhe anti njerëzor i Vangjush Dakos dhe Edi Ramës. Një njeri që ka firmosur akte për shkak të të cilave humbën jetë njerëzish, nuk duhej të kandidonte kurrë. Këta janë arrogantë. Për këta njerëzit janë thjeshtë numra për t’i mashtruar, vjedhur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply