Lindja e Mesme midis pandemisë dhe krizës petrolifere

Në dy vitet e fundit rendi botëror është tronditur nga pandemia që i detyrohet Covid-19, i cili ka gjeneruar variante të reja gjithnjë e më agresive, duke shkaktuar në vende të ndryshme – sidomos ku vaksinat mungojnë – miliona të vdekur dhe nga kriza klimaterike, që nga viti në vit bëhet më akute dhe më preokupuese, aq sa të mobilizojë jo vetëm aktivistët e sektorit, të ashtuquajturat «lëvizje ekologjike», por edhe politikanët dhe botën e ekonomisë e të prodhimit në përgjithësi. Në mënyrë të veçantë, kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka shkaktuar në pranverën e 2020 rënien e çmimeve të naftës, mbi të ardhurën e së cilës mbështetet akoma ekonomia e disa shteteve të rëndësishme. Sipas disa analistëve, kombinimi midis pandemisë, krizës ekonlogjike prej ngrohjes globale dhe rënia pasuese e çmimit të hidrokarbureve (deri në -50%) i ka çuar disa vende arabe – sidomos Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun – midis verës dhe dhjetorit 2020 që të nënshkruajnë të ashtuquajturat «Marrëveshje të Abrahamit» me Izraelin. Pavarësisht referimit të qartë biblik, këto marrëveshje në realitet kanë pak fetare; ama mbyllin një frakturë historike që kishte ndodhur në hapjen më 1948 në Lindjen e Mesme me krijimin e shtetit të Izraelit dhe aq ka peshuar shumë – duke shkaktuar konflikte, përplasje të përgjakshme dhe atentate terroriste – në politikën e Lindjes së Mesme e këtyre 70 viteve të fundit. Marrëveshje të tilla, që janë realizuar me regjinë e Shteteve të Bashkuara të Donald Trump, dhe më pas të «bekuara» edhe nga pasuesi i tij në Shtëpinë e Bardhë, kanë pësuar një përshpejtim të paprashikuar kur liderët e shteteve prodhuese, sidomos Emiratet dhe Arabia Saudite – janë vetëdijësuar për vjetërsinë e të ardhurës petrolifere. Për motive me karakter politiko – fetar, Riadi nuk ka hyrë drejtpërsëdrejti në Marrëveshje, edhe princi i ri hereditar Mohammad bin Salman i cili ka qenë një prej frymëzuesve dhe mbështetësve më të mëdhenj, por duket se mbreti aktual Salman, tradicionalist dhe shumë fetar, ka shprehur refuzimin e tij të prerë për ta nënshkruar. Faktikisht nuk duhet harruar se Arabia Saudite ka privilegjin se është vendi dy xhamive më të rëndësishme të islamit (Mekës dhe Medinës), gjë që i jep primatin në botën islamike sunite; veç kësaj, për dekada ka financiar vendet arabe që i kundërviheshin Izraelit. Rënia marramendëse e çmimeve të naftës në fillimet e krizës pandemike, pavarësisht rimarrjes së saj, ka përfaqësuar një sinjal të paekuivok, duke konfirmuar nevojën e një tranzicioni afatshkurtër apo afatmesëm ndaj burimeve (jo fosile) të rinovueshme, boll që të përballojë ngrohjen globale dhe reduktimin e emisionit të gazit serë, të rrezikshëm për mjedisin, siç është konfirmuar në takimet e fundit ndërkombëtare midis krerëve të mëdhenj të shteteve të planetit: G20 e Romës dhe, sidomos, Cop26 e Glasgow.

Ekspertët e fushës kanë fiksuar limitin maksimal për ngrohjen globale prej 1.5 gradësh më shumë respektivisht nivelit të arritur në periudhën paraindustriale, përtej të cilit do të ishte e vështirë të shmangeshin efektet e dëmshme dhe të pakthyeshme ndaj mjedisit (rritje e nivelit të deteve, dezertifikim, ngjarje metreologjike ekstreme dhe të paparashikuara dhe tjetër). Preokupimi për këtë kërcënim është bërë e saj për herë të parë pas Marrëveshjes së Klimës të Parisit të 2015 nga krerët e fuqive të mëdha, të cilët i kanë vendosur limite emetimit të gazit serë dhe fiksuar pragun maksimal të ngrohjes globale. Nga marrëveshje të tilla, në nëntorin e 2019, presidenti Trump, me mosmiratimin e një pjese konsistente të opinionit publik amerikan, ishte disociuar, me qëllim që të ruante interesat ekonomike e vendit të tij, por në realitet për të kënqaur punëtorët e nxjerrjes së qymyrit, që e kishin votuar. Presidenti i ri Biden ka rihyrë në marrëveshjen e Parisit, siç kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, menjëherë pas zgjedhjes së tij (21 janar 2021). Kjo ka qenë masa e parë e presidencës së tij. Tani, nëse vendet e mëdha eksportuese të naftës dhe gazit synojnë që ta ruajnë ekonominë e tyre, duhet t’i paraprijnë të ashtuquajturit «tranzicion energjitik», duke përfituar nga resurset e mëdha financiare e fondeve të tyre sovrane për të investuar në sektorin e energjive të rinovueshme. Kjo është e vërtetë sidomos për vendet e Gjirit, Arabia Saudite in primis. Me një qëllim të tillë ato duhet të kryejnë blerje masive teknologjie të «blertë». Shteti që në atë rajon është prodhuesi kryesor dhe eksportues është Izraeli. Në masë të madhe, kjo shpjegon arësyen politiko – ekonomike të Marrëveshjeve për të cilën është folur më sipër.

Çështja e çmimeve të hidrokarbureve dhe «Marrëveshjet e Abrahamit»

Për çështjen e rënies së çmimeve të hidrokarbureve në pranverën e 2020 dhe të influencës që kjo ka pasur më pas – bashkë me krizën klimaterike dhe ngrohjen globale të viteve të fundit – mbi të ashtuquajturat «Marrëveshje të Abrahamit» e ka trajtuar në mënyrë analitike dhe të saktë studiuesi i botës arabe Gilles Kepel në librin e tij Rikthimi i Profetit. Ai referohet që më 6 mars 2020, kur kriza pandemike ishte ende në fillime, OPEC Plus (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës), me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Rusisë, është mbledhur në Vjenë për ta trajtuar çështjen e krizës petrolifere, që kishte ndikuar fuqimisht mbi eksportimin e hidrokarbureve fosile në nivel global. Në këtë seli, Riadi dhe Moska – respektivisht prodhuesi i dytë dhe i tretë botëror të naftës – janë akorduar për ta luftuar sëbashku hegjemoninë amerikane në sektorin nxjerrës (15% e totalit të fuçive të prodhuara çdo ditë në botë, kundrejt 12% – 13% e dy vendeve të tjera konkurruese) dhe për ta kufizuar influencën politike të saj në teatra të ndryshme luftarake botërore (në veçanti, ato të Lindjes së Mesme ku Rusia është e pranishme). Nuk është një mister që prej disa vitesh Shtetet e Bashkuara e kanë arritur të ashtuquajturën «vetëpërmbajtje në fushën energjitike», duke u bërë jo më, si në të kaluarën, importues të «arit të zi», por eksportues të një produkti të tillë në nivel global. Nga këtu strategjia politike e presidentëve të fundit amerikanë (Obama, Trump dhe Biden), që tenton ta braktisin Lindjen e Mesme, domethënë vendin e përqëndrimit më të madh petrolifer të planetit, duke i dhënë fund të ashtuquajturave «luftëra në shkretëtirë». Për pasojë, Lindja e Mesme nuk do të konsiderohej më një territor strategjik për interesat amerikane, Shtetet e Bashkuara mund të spostonin njerëz dhe mjete të dislokuara në ato vende drejt rajonit indo – paqësor, me qëllim që të kontrollojë ose, më mirë, të frenojë ekspansionin e Kinës, rivales së re të tyre. Kjo shpjegon edhe tërheqjen e kohëve të fundit, katastrofike – prej modaliteteve me të cilat është realizuar – e forcave amerikane nga Afganistani, në fillimet e shtatorit 2021, pas 20 vitesh të gjata qëndrimi në rajon.

Duke u kthyer në takimin e Vjenës të 2020, në atë seli përfaqësuesi i Rusisë ka njoftuar vendimin e Kremlinit «për ta rritur prodhimin rus për të ulur çmimin e fuçisë së naftës në përqindjet e prodhueshmërisë së shistit, duke i dëmtuar në këtë mënyrë kompanitë nxjerrëse amerikane të Teksasit dhe të Alaskës» dhe duke i nxjerr jashtë tregut. Arabia Saudite është parë e detyruar që ta ndjekë këtë strategji të vendosur nga Moska, për ta kompensuar rënien e çmimit me një rritje të prodhimit të naftës. Çmimi ka rënë kështu me 50% në mars, duke prekur 32 dollarët për fuçi. Në 2021 është ringritur, duke arritur në muajin tetor 80 – 82 dollarët për fuçi. Fitimi i munguar i vendeve eksportuese të naftës e Lindjes së Mesme dhe e Afrikës Veriore ka qenë i konsiderueshëm dhe ka kontribuar t’i dobësojë këto ekonomi të brishta, që pak më pas do të përballonin krizën e pandemisë së Covid-19, duke pësuar një numër konsistent të vdekurisht. Kohët e fundit, në fillimet e nëntorit, presidenti i Shteteve të Bashkuara është rikthyer mbi temën e naftës: kësaj radhe duke nxitur «padronët e arit të zi» që të rrisnin prodhimin dhe të mbanin nën kontroll çmimin. «OPEC Plus, ka thënë presidenti, me ton akuzues, nuk kurohet duke përdorur kapacitetin dhe pushtetin e saj për të ndihmuar rigjallërimin global në një moment kritik për vendet e të gjithë botës». Veç të tjerash, duhet nënvizuar se kufizimet e vendosur nga karteli ruso – saudit në muajt e lockdown kanë bërë të ngrihen çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara me 60%.

Duke u kthyer në faktet e pranverës së 2020, kombinimi midis pandemisë dhe rënies së çmimit të hidrokarbureve e ka goditur rëndë pjesën e madhe e vendeve të Lindjes së Mesme, duke i destabilizuar kuadrin politik dhe duke i dobësuar ekonominë. «Shoqëritë civile, shkruan Kepel, janë rigjetur nën kërcënimin e rënies së fitimeve të ardhura nga të ardhurat e naftës dhe gazit që ia kishin vonuar zhvillimin e një sipërmarrjeje prodhuese». Kjo situatë, pohon studiuesi, i ka dobësuar më tej shtetet arabe më të dobëta: faktikisht, fitimi i munguar për vende të tilla është vlerësuar në korrik nga FMN në 270 miliard dollarë. Një situatë e tillë ka hapur në fakt perspektiva të reja për vendet më të forta dhe kohezive, që «bëjnë një rekurs të vazhdueshëm me provokim ushtarak dhe me rilançimin ideologjik, të cilët kanë mësuar ta akaparojnë të gjithë postin e lojës, duke përfituar nga tronditja që ka tronditur të gjithë zonën e Lindjes së Mesme». Parasëgjithash Turqia, që ka përfituar shumë nga situata e krizës që kishte nisur të krijohej në vendet arabe prodhuese të naftës. Kështu presidenti Erdoǧan, duke bërë levë mbi situatën kontigjente, ka kërkuar të rifitojë, si në planin ekonomik dhe politik, ashtu edhe në atë ideologjik e fetar, një hegjemoni rajonale, që në kohët e fundit, për shkak të përplasjeve të brendshme dhe të luftës në Siri, ishte ridimensionuar fuqimisht.

Turqia dhe politika «neootomane» e saj

Kriza e vendeve arabe i ka ofruar Turqisë mundësinë që të bëhet protagoniste, bashkë me Rusinë, në skakierën politike mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme. Nga njëra anë, duke avancuar pretendime mbi disa territore në kufirin turko – sirian, në prizmin e sigurisë (domethënë antikurd), por në realitet ta rrisë praninë e saj në atë rajon shumë të rëndësishëm në planin strategjik dhe ta peshojë rolin e saj në një negociatë eventual paqeje. Nga ana tjetër, duke u ulur në Libi, si nga kërkesa e autoritetit të qeverisë së Tripolit me qëllim që të luftojë gjeneralin Haftar, zot i Cirenaica, i mbështetur nga Rusia, nga Egjipti dhe, në mënyrë të fshehtë, edhe nga Franca. Kështu Turqia ushtron hegjemoninë e saj mbi të gjithë rajonin e Tripolitania dhe atë kontrollon vendburime të pasura petrolifere. Faktikisht, sot Libia është e ndarë midis Rusisë, e pranishme nëpërmjet ushtarëve mercenarë në Cirenaica e në Fezzan, dhe Turqisë, që ka shtënë në dorë pjesën veriore të vendit. Raporti midis të dy fuqive përshkruhet nga disa studiues si një «rivalitet bashkëpunues». Faktikisht, pas një periudhe të shkurtër lufte të armatosur, ata kanë prodhuar një lloj «ngrirjeje» të krizës, duke qenë «të bërë ndërkohë sponsorët dominues të dy palëve në luftë për pushtet». Veç të tjerash, duhet nënvizuar se prania e turqve në Libi i përgjigjet nevojave të sakta gjeostrategjike të «fuqisë otomane» të re emergjente, që synon ta zgjerojë influencën e saj mbi Mesdheun Lindor. Gjë që i preokupon jo pak Shtetet e Bashkuara, të cilat do të donin ta ridimensiononin peshën politike e aleatëve të tyre në NATO mbi një rajon që futet në sferën e tyre të influencës dhe që për Uashingtonin – me motiv ngushticat e Bosforit – është shumë e rëndësishme. Turqia, që është e varfër me hidrokarbure, përfiton nga prania e tij në Libi – vend i pasur me naftë – për të kërkuar në Mare nostrum vendburime nënujore gazi. Nga qeveria e Tripolitania – në atë kohë i mbajtur nga al-Serraj – si kompensim për ndërhyrjen e armatosur, në nëndorin e 2019 Erdoǧan ka pasur konçensionin e një «Zone Ekonomike Ekskluzive», shumë i favorshëm për Turqinë, por që sulmon zonat detare greke dhe qipriote. Kjo i ka dhënë nisje grindjeve diplomatike të pafund, që në të ardhmen mund të shpërthejnë në një konflikt të armatosur, duke qenë që çështja e ndërlikuar përfshihen «ujëra» të rivendikuara edhe nga Egjipti dhe nga Izraeli.

Turqia kontrollon edhe dy rrugët kryesore e emigracionit klandestin që vijnë nga Azia dhe nga Afrika e të drejtuara drejt Europës: nëpërmjet detit Egje dhe Ballkanit, nga njëra anë, dhe nëpërmjet bregut libian, nga ana tjetër. Kjo i jep Ankarasë rasti që të kapë pretendime neoimperialiste – ose neootomane, sipas disave – mbi zonën e Mesdheut dhe për të mbajtur nën gjendje shahu Bashkimin Europian, me kërcënimin e «hapjes së rubinetave të emigracionit klandestin». Bashkimi Europian është detyruar të paguajë shuma të mëdha parashë – deri më tani 6 miliard euro – që të mund të kontrollojë «korridoret» e emigracionit. Rikthimi në kult, më 24 korrik të 2020, i Xhamisë së Shën Sofisë, të cilën Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i shtetit modern turk, e kishte konvertuar në muzeum, futej në projektin ambicioz e riislamizimit të Turqisë. Veç kësaj, ajo nënkuptohej të demonstronte, emblematikisht, hegjemoninë turko – otomane mbi islamin sunit, në vend të Arabisë Saudite, vendit të dy xhamive kryesore, që numëron rreth 85% të 1.5 miliardëve të myslimanëve të të gjithë botës. Praktikisht, ambicia e Erdoǧan është t’i rikthejë Stambollit rolin e kryeqytetit botëror të besimtarëve, të ashtuquajturës Umma. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë që ta realizojë: faktikisht, «arabët» dhe jo «turqit» do të kenë privilegjin e përfaqësimit, nga pikëpamja kulturore, gjuhësore dhe fetare, qendrën e botës islamike globale.

Çështja izraelo – palestineze në kontekstin e ri historik botëror

Faktet për të cilat kemi folur ndërthuren me një tjetër çështje vendimtare: çimpenjimin e Shteteve të Bashkuara në Lindje të Mesme, e nisur ndrydhur në kohët e Obamas dhe i vazhduar me më vendosmëri nën Trump dhe Biden. Akti i fundit domethënës i një procesi të tillë ka qenë braktisja e fundit, nga ana amerikane, e Afganistanit. Ai do të duhet të gjykohet në periudhë afatmesme – largët, edhe pse efektet e saj janë deri më tani të qarta: faktikisht, ajo u mundëson strategëve amerikane të «rivendosin» njerëz dhe në fronte më strategjike dhe jetike për interesat amerikane, domethënë në frontin e ri të rezistencës, atë të indo – paqësorit. Lidhur me tërheqjen e ushtarëve amerikane, studiuesi i gjeopolitikës Dario Fabbri ka shkruar: «Përtej çdo vlerësimi të jashtëm, superfuqia ka mbetur deri shumë në vendin e pamundur të Azisë Qendrore, kontekst me rëndësi dytësore, i paaftë që të ndikojë mbi konkurrencën për supremacinë planetare. Për amerikanët qe çmenduri të shkonin 20 vite më parë, do të ishte e pakuptimtë të qëndronin edhe një ditë më shumë». Objektivi i fundit i Shteteve të Bashkuara, vazhdon Fabbri, është që t’u lënë antagonistëve të tyre rëndësinë e marrjes me një territor kaq kompleks si Afganistani, i zënë midis etnive të ndryshme, shumë luftarake dhe «i shënuar nga një horografi tejet impenjative». Konkurrentët e rinj mund të jenë si Kina – e preokupuar nga mundësia që Afganistani të përmbysë Pakistanin, terminal vendimtar i rrugëve të reja të mëndafshit – ashtu edhe Rusia – që nuk do të donte të krijohej një boshllëk në kufijtë e saj – por edhe Turqia dhe Irani, të interesuar që t’i zgjasin tentakulat e tyre deri në këto rajone.

Duke u kthyer në temën kryesore e këtij artikulli, sipas sociologut anglez Michael Young, çimpenjimi amerikan nga Lindja e Mesme mund të ketë efekte sigurisht pozitive, duke i shtyrë shtetet arabe që të jenë më realistë dhe të marrin në dorë të ardhmen e tyre. Ndërkaq, ky çimpenjim ka gjeneruar dinamika rajonaëe të reja që kanë vënë në diskutim paradigma të tyre të së kaluars dhe dobësuar siguri që deri pak kohë më parë dukeshin të mbyllura. Për shembull, pyet sociologu, çfarë do të thotë për këtë rajon fakti i normalizimit të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe shteteve arabe, siç parashikohet nga «Marrëveshja e Abrahamit»? motivacionet më të thella, përgjigjet ai, ndryshojnë nga vendi në vend, por «në kompleks këto marrëveshje flakin tej një siguri dikur e strukturuar: atë të rezistencës të konfliktit arabo – palestinez. Natyrisht që mund ta shpërfilli, këtë tradhëti të palestinezëve nga ana e bashkëvëllezërve të tyre arabë, por në shumë mënyra kjo dinamikë mund edhe t’i avantazhojë, pasi do ta shtrëngojë një gjeneratë të re palestinezësh që ta rimendojë qasjen e tyre me armikun e përjetshëm, larg nga manipulimet arabe». Kjo për të nënkuptuar se palestinezët, sidomos të rinjtë, që nuk i kanë përjetuar elementët themelues të shtetit të Izraelit dhe, për pasojë, janë më pak të përfshirë nga pikëpamja emotive, nuk kanë zgjedhje tjetër se të thonë izraelianëve se, në mungesë të një shteti të tyrin, duan dhe duan të gëzojnë të gjitha të drejtat civile dhe politike që një shtet normal bikombëtar duhet t’u sigurojë të gjithëve.

Faktikisht, duke normalizuar raportet e tyre me Izraelin, shumë shtete arabe në një farë mënyre e kanë lënë topin në fushën e homologut, domethënë Izraelit, dhe për këtë rezultati aktualisht është aspak i qartë, pavarësisht se tani, duke konsideruar realitetin e fakteve, mundësitë e zgjedhjes janë të kufizuara: «Ose të pranojnë një shtet bikombëtar, ose do të duhet t’i përzënë palestinezët nga Cisjordania dhe Jeruzalemi, ose të përgatiten për t’i shtypur përgjithmonë. Cilido ospion që zgjidhet, do të copëtohen themelet virtuoze e tashme të shtetit hebraik». Për pasojë, konflikti arabo – izraelian, pas «Marrëveshjeve të Abrahamit», do të duhet të ripërcaktohet thellësisht dhe kësaj radhe pavarësisht nga manipulimi dhe nga shantazhi i vendeve arabe, që në të kaluarën shpesh e kanë penguar një zgjidhje, për motive si politike, ashtu edhe ideologjike. Kjo nuk do të mund t’i vijë për shtat kauzës palestineze, tashmë 70 vjeçare e vjetër. Veç të tjerash, një kauzë që nuk duket se i apasionon më sheshet arabe, që «nxehen» dhe rianimohen, herëpasëhere, për tema më konkrete dhe më kontigjente, si rivendikimet me natyrë ekonomike (rritje e çmimeve të mallrave të konsumit, punë dhe ruajtje e shëndetit) dhe kërkesë për liri më të madhe në aspektin politik dhe civil. Tash e prapa, ka mundësi, do të duhet të duhet të mësohemi të shikojmë apo të imagjinojmë një Lindje të Mesme pa praninë e shëmtuar amerikane dhe pa konfliktin e vjetër, por ideologjikisht pjellor, arabo – palestinez dhe së fundi, edhe pse në një kohë më të largët, një Lindje të Mesme pa naftë. Nuk duket e vërtetë, por do të ishte e urueshme.

(nga La Civilta Cattolica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply