Berisha: Rama nuk do shpëtojë Kurrë nga flakët e inceneratorëve!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar në Kuvend kreun e qeverisë, Edi Rama për përfshirjen e tij në skandalin e aferës së inceneratorëve.

“Mendon Rama se do shpëtojë nga flakët e inceneratorëve. Ka shumë këtu që përhapin lajme që ai nuk ka firmosë. Ja ku i kam unë këtu dy vendimet e tij të paktën, që s’kam bërë ndonjë kërkim të madh me të cilat ai është këmbëkryq mbi inceneratorët, i ka dhënë bonus 8% kompanisë që donte të fitonte, kompanisë së tij, vendimi tjetër firma e tij për përdorimin e fondeve buxhetore të organeve vendore për kompaninë e djegësve. Ju përpiqeni ta kaloni me komisione stërkomisione dhe e përdorni për luftë të brendshme. Këtu më i pari i të parëve në këtë aferë është Rama, është padiskutim ish-ministri Koka e shumë të tjerë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandal/Albcontrol, 350 mijë euro për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime s’ka!

Abuzimi pa mëshirë i parasë publike në Shqipëri shpesh prodhon dhe situata komike. Rasti më …

Leave a Reply