Mega-afera e Portit/ Berisha: Turizmi po përdoret si maskë për të përvetësuar Edi Rama dhe Lul Brava

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj fillimisht nw Kuvend akuzave të Taulant Ballës. “Krahas aferave me Begot dhe klanet e drogës, që ia kam ngritur në mënyrë të përsëritur, do bënte mirë të tregonte dhuratat e mëdha që ka marrë familja e tij me toka dhe apartamente”, tha Berisha.

Më pas ai u ndal edhe te mega-afera e Portit të Durrësit.

“Po përdoret turizmi si maskë për aferën më të mëdha korruptive të Europës dhe ndoshta të planetit. Porti i Durrësit, 3500-vjecar, por edhe porti i Vlorës, asgjësohen me një të rënë të lapsit në emër të turizmit.

E vërteta është se po asgjësohen për të përvetësuar Edi Rama dhe Lul Brava me kompanitë e tyre offshore 810 mijë metra katrorë për të ndërtuar Dubain e tyre të kokainës. Dubai nuk e mori përsipër të vinte këtu pasi e mori vesh se me çfarë mafie të rrezikshme kishte të bënte.

Mendohet se në këtë mënyrë, do mund ta kapërcejnë këtë aferë, sikundër mendon Edi Rama se do shpëtojë nga flakët e inceneratorëve. Ka shumë këtu që përhapin lajme që ai nuk ka firmosur. Ja ku i kam dy vendimet e tij, me të cilat ai është këmbëkryq mbi inceneratorët. Është miratimi i bonusit për koncesionin prej 8 përqind me firmën e tij. Më përpara ka një vendim tjetër të vitit 2018 për përdorimin e fondeve buxhetore për kompaninë e tij të djegësve. Janë me dhjetëra vendime të tjera.

Ju përpiqeni që ta kaloni me komisione dhe stërkomisione dhe e përdorni për luftë të brendshme. Këtu i pari i të parëve është Edi Rama. Më pas është Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj.

Mafia e ka marrë në dorë turizmin. Portin e Durrësit thotë do e bëjë marina. Më pas thotë do vijnë kroçierat. Më pas thonë se e ka në dorë qeveria e Emirateve. Këto janë mashtrime. Qëllimi është që të merret toka për ndërtime në një zonë ku metri katror kushton 2 mijë euro. Prandaj u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen me revolucionin tonë. Vetëm revolucioni paqësor popullor mund të shembë këto skema vjedhjesh që rëndojnë mbi shpatullat tuaja”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Investigimi/ Trafik kokaine me taksitë në Tiranë, pamje e prova, por policia hesht

Me shprehjen “e dinim” që nën zë e qarkullojnë këto ditë ata që duhet të …

Leave a Reply