Gëzuar Kosovë 14 vjetorin e Pavarësisë!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, sot mbare kombi shqiptar kremton pavaresine e Kosoves ne 14 vjetorin e saj, diten me te rendesishme te lirise pas pavaresise se Shqiperise.

Dita e pavaresise se Kosoves eshte dita e lirise per te gjithe shqiptaret pasi liria e nje kombi eshte nje dhe e pandare.

Pavaresia e Kosoves qe u shpalle14 vjet me pare i ka rrenjet e vehta ne gjakun dhe sakrificen sublime te qindra mijra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave martire te Kosoves qe rane per tu bere te pavdekshem ne luftrat tyre per liri dhe dinjitet kombetar qe nga vitet 1870 ne vitet 1999.

Pavaresia e Kosoves eshte veper e arkitektit te saj politikanit gjeni te kombit shqiptar Presidenitit Ibrahim Rugova, qe ndertoi tek shqiptaret e Kosoves endrren e pavaresise, themeloi ne kushtet e pushtimit me te eger Republiken e Kosoves dhe pushtetin e saj paralel me pushtetin e pushtuesve barbar.

Ai arriti ta shendrroje kete kauze ne çeshtje kryesore te axhendes te SHBA dhe vendeve te lira perendimore. Pas lufte Presidenti Ibrahim Rugova hodhi themelet e shtetit te sotem te pavarur, demokratik te Kosoves.

Pavaresia e Kosoves eshte veper e komandantit legjendar Adem Jashari heronjve te tjere te Kosoves dhe dhjetra mijra luftetareve te lirise qe me guximin, heroizmin, sakrificen e tyre çliruan Kosoven.

Por pavaresia e Kosoves u be e mundur sepse shqiptaret kudo ne rajon dhe ne bote nen moton ‘Nje kombe nje qendrim’ qendruan si nje komb i vetem dhe Shqiperia e çliruar nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj te pazevendesueshem!

Por kombi yne nuk do festonte kete dite historike pa mbeshtetjen dhe rolin percaktues te SHBA ne Çlirimin dhe Pavaresine e Kosoves, te Kongresit te ketij vendi dhe Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit George Ë Bush,vendeve te medha te perendimit dhe vendeve anetare te NATOS.

Sot shqiptaret ne Kosove dhe mbare boten festojne me krenari te ligjshme sukseset e medha qe Kosova ka arritur ne keto 14 vite pavaresi. Ajo sot eshte nje faktor i rendesishem paqe dhe stabiliteti ne rajon, ka ndertuar dhe po konsolidon institucionet demokratike te shtetit ligjor bazuara ne voten e lire te qytetareve te saj.

Ajo ka nder standartet me te larta te garantimit te te drejtave dhe lirive te pakicave. Kosova me reforma te thella e te gjithanshme ka zhvilluar keto vite nje ekonomi solide e cila ka rritjen me te larte ne rajon.

Ajo ka shenuar rezultate dhe ka nxjerre emra boteror ne kulture, muzike, sport etj. Kosova eshte njohur nga mbi 95 perqind e vendeve te lira dhe ecen me vendosmeri ne rrugen e integrimit te saj ne NATO dhe BE. Ndaj dhe ju ftoj te dashur miq, te urojme nga zemra:

Gezuar Kosove 14 vjetorin e Pavaresise.

Lavdi te reneve te kombit per çlirimin e Kosoves. sb

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply