Kryeministri kaloi një ditë në mes protestuesve, por…

Banorët e “5 Majit”, Paskuqanit dhe Laprakës janë rikthyer sërish sot përpara Kuvendit për të protestuar për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do t’iu shemben nga bashkia e Tiranës

Mesazhi i fortë i një zonje protestuese përpara Kuvendit

“Qeveritarët tanë, të cilët vetë i sollëm në pushtet, vetë i votuam, vetë erdhën në krye të qeverisë me votat tona, sot nuk na përfillin.

Jemi detyruar që për të mbrojtur dyert e shtëpive tona, t’u afrohemi ambasadave të huaja një fije lidhjeje me pushtetarët tanë, të cilët nuk dëgjojnë të bisedojnë me popullin e tyre.

Kaloi një ditë në mes të turmës së protestuesve, Kryeministri, por gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte se iu dhimbs një “mirëmëngjesi” t’ia thoshte popullit të tij. Fjalët magjike ua kemi mësuar fëmijëve që në çerdhe,  kopësht dhe në shkollë, po pushtetarët tanë nuk I njohin fjalët magjike, njohin vetëm gjuhën e luftës për karriget e tyre, për benefitet e tyre.

Por populli nuk është dele. Malësorë, tiranas, jugorë – jemi shqiptarë dhe mos u mundoni të na përçani. Katolikë, myslimanë, ortodoksë – jemi shqiptarë dhe asnjëherë nuk kemi pasur ndasi fetare.

Ne kemi dalë për një të drejtë immediate siç është shembja e shtëpive tona!

Ne ju kemi lutur dhe na kemi gjunjëzuar duke na detyruar të ulemi në tokë nga gardhi policor ku më shumë kishte policë sesa qytetarë që protestonin. Atëherë, çfarë ju them unë këtyre poltikanëve tanë?!

Jeni menefregistë, keni vënë pasuri mjaftueshëm, na lini të jetojmë të qetë në shtëpitë tona, pasi qetësia jonë është e prishur që kur punonjësit e ARRSH kanë ardhur në dyert e shtëpisë sonë dhe kanë sjellë lajmin se shtëpitë do të shemben”!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply