Hetimi ndërkombëtar zbulon aplikacionin ku komunikonin qeveritarët me kriminelët, denoncimi i Berishës

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-Kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mediave ndërkombëtare, tha se, agjensitë e zbatimit të ligjit në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Itali, Spanjë, zotërojnë raporte mbi lidhjet e krimit të organizuar me politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Shqipëri.

“Kam një lajm shumë të veçantë sot. Sipas raportimeve të medieve dhe agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit, Italisë, Francës, Belgjikës, Britanisë së Madhe, rezulton se janë identifikuar lidhje të shumta të krimit shqiptar me zyrtarë të shtetit shqiptar, ministra, drejtorë, punonjës policie.

Këto të dhëna gjenden aktualisht pranë këtyre vendeve. Një ndihmë të veçantë ka dhënë këtu përdorimi i aplikacionit SKY ECC që përdoret nga narkoqeveritarët dhe bandat shqiptare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply