Berisha: “Shtëpia e Lirisë” është logoja e fitores! Asnjë votë Edi Ramës dhe pengut të tij

Ish-Kryeministri Berisha u bëri thirrje sot demokratëve të Kalasë së Dodës dhe dibranëve në tërësi, të mos japin asnjë votë për kandidatin e Lulzim Bravës në Dibër, por të gjitha votat për Premtim Kryemadhin, që kandidon nën logon e fitores “Shtëpia e Lirisë”.

Në fjalën që Berisha mbajti, ai  iu drejtua në veçanti demokratëve të lëkundur për t’iu shpjeguar arsyet pse Lulzim Basha është peng i Kryeministrit Edi Rama, duke u sjellë si dëshmi kryesore, mbylljen e dosjes së “Toyota Yaris”.

“Kemi edhe kandidatin e Lul Bravës, të cilit Edi Rama me gjykatës dhe policsë, në një akt të shëmtuar, i ka dhënë logon e PD-së dhe përpiqet t’iu mashtrojë ju “se jemi PD-ja!!!”

Lulzim Brava përfaqëson një peng të vërtetë. Ndaj u bëj thirrje demokratëve të Kalasë së Dodës dhe të Peshkopisë, asnjë votë për pengun! Çdo votë për pengun, është humbje për PD-në. Është votë e munguar për PD-në.

Po do të thoni ju pse i them unë “peng”?! Ia them “peng” me baza, sepse Edi Rama, përveçse ka krijuar ndërmarrje të përbashkëta, por ia mbylli dosjen e “Toyota Yaris”.  Çdonjeri që do të deklaronte në parlament se ditën e shtunë do të vijë makina plot me euro, do të ishte sot brenda në çdo shtet të botës sepse dekonspironte operacionin e policive  të disa shteteve.

Dhe prokuroria i hapi dosjen Lulzim Bravës, ia mbylli Edi Rama për ta marrë peng.

Së fundmi do t’u them këtyre miqve të mi demokratë që akoma nuk e kanë vendosur apo mendojnë se Lulzim Brava është – se thotë se është edhe dibran. Po ai s’e di nga është, jua them unë juve. Jua tregoj unë. Ai bënte takim në Tiranë dhe kur shkuan edhe e ftuan hajde se të kemi dibran, “jo, nuk jam dibran unë, se e kam gjyshin se nga ka ardhur gjyshi Mitrovica!!!”.

Por e lëmë këtë, rëndësi ka që atë s’e lidh asgjë me Dibrën. Absolutisht!

Ndaj dhe asnjë votë për Lulzim Bravën! Të gjitha votat për Premtim Kryemadhin dhe kjo është logoja e fitores: Shtëpia e Lirisë!

E kemi quajtur Shtëpi se jemi si familje të gjithë së bashku, e kemi Liri sepse premtuan lirinë, premtuan votën e lirë. Tetë vite premtoi Lulzim Brava dhe nuk e solli, tre muaj e premtuam ne, sot Premtim Kryemadhi është kandidati juaj, nuk është kandidati i drejtuesve të PD-së.

Ju falënderoj edhe njëherë me shumë mirënjohje dhe ju garantoj se PD në pushtet do të bëjë çmos të shndërrojë në realitet ëndrrat më të bukura të rinisë. Rroftë Kalaja e Dodës, Dibra dhe Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply